TIRANË, 29 Shtator/ATSH-Z.Tosku/-Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme listat përfundimtare të fituesve në Universitete Publike, për fazën e dytë dhe listën me pikët e fituesit të fundit.
Nga faza e parë rezultuan rreth 19 mijë fitues, të cilët kishin plotësuar formularin e preferencave. Gjatë kësaj periudhe maturantët kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online. Ndërkaq, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, maturantët do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një.
Ata që zgjodhën alternativën e dytë do të mund të verifikojnë sot në listë nëse kanë arritur të renditen në një preferncë më të lartë. Ngritja bëhet autoatikishtë në varësi të pikëve . Pas kësaj, duke filluar nga 1 tetori deri në 7 shtator , fituesit do të kenë mundësi ti nënshtrohen procedurave të regjistrimit, pranë sekretarive mësimore. Dalja e formularit A3, në të cilin nis raundi i dytë i konkurrimit për ata që janë jashtë fazës së parë do të behët pas dy javësh./a.g/