Universitetet publike të pavarura, Sindikata e Pedagogëve kundër nismës së Ministrisë së Arsimit: Po rrezikohet dhënia me PPP e institucioneve arsimore

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Aleksandër Kovaçi është shprehur kundër vendimit të këshillit të ministrave të datës 23 nëntor. Në VKM thuhej se universitetet do të mund të shndërroheshin në insititucione publike të pavarura.

Për këtë vendim, ditën e sotme Kovaçi së bashku me disa pedagogë të tjerë u shpreh se po rrezikohet dhënia e PPP e universiteteve. Sipas sindikatës, qeveria është në kundërshtim me universitetet publike.

“Dalim këtu përpara medies për të shprehur shqetësimin e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr 741, datë 23.11.2022 për përcaktimin e procedurës së dokumentacionit  për krijimin e institucioneve të arsimit të lartë publik të Pavarur, që dëmton rrënjësisht institucionet e arsimit të lartë publik dhe në vend të tyre kërkohet që përmes vlerësimit financiar të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të themelohet një fondacion sipas kuadrit ligjor në fuqi për organizatat jofitimprurëse. Nuk mbetet gjë tjetër pas kësaj skeme që mund të zbatohet vetëm dhënia me koncesion si PPP të institucioneve të arsimit të lartë publik.

(...) Ne jemi në pritje dhe themi se krijimi i disa grupeve të punës, nëse duan ti kalojnë në kalendar greke realizimin e kërkesave tona, financimin për kërkimin shkencor në masën 0.3% të GDP dhe shtimi i pagës në nivelin 30%. Ne presim që ministria të reagojmë. Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm. Paga është sipas titullit. Mesa vura re unë kryeministri ka mendimin që ti hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet. Qeveria kërkon të rrisë këtë tavanin dhe ti hapë rrugë Universitetit të Tiranës. Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi.

Kujtojmë se ministrja Kushi u shpreh aso kohe se ndonëse ligji i parashikon institucionet publike të pavarura, mungonin kriteret që një universitet të kërkonte të kthehej në këtë formë.  Sipas ministres, kjo formë do t’i ndihmojë universitetet për të rritur cilësinë si edhe për të investuar më shumë në kërkimin shkencor, pasi sipas kritereve të përcaktuara nëse universitetet aplikojnë për të marrë statusin e institucionit publik të pavarur do të jenë jo fitimprurëse.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë