Universitetet s‘kanë lekë, 2 muaj
pa paga, pezullohen pedagogët

Universitetet s‘kanë lekë, 2 muaj<br />pa paga, pezullohen pedagogët
TIRANE- Buxheti i vitit 2013, për arsimin ka qenë më i ulëti për katër vitet e fundit. Në total qeveria i ka dhënë MAS, 38 miliardë lekë të reja, ose 2.7 % të PBB-së. Edhe në vitin 2009 fondi për arsimin ishte 39 miliardë lekë të reja, por përbënte 3.2% të PBB.
 
Plot 5 mijë profesorë dhe 3 mijë punonjës të administratës së universiteve publike rrezikojnë të mos marrin pagën e muajit nëntor dhe dhjetor. Kjo pasi fondi i akorduar nga qeveria për këtë zë nuk mjafton për t’i mbuluar për të gjithë vitin.
Lajmi konfirmohet nga të gjitha universitetet publike në vend, të cilët deklarojnë se disave u ngelin zbuluar dy muaj, siç është Universiteti i Tiranës, ndërsa një pjese u ngelin zbuluar një muaj ose një muaj e gjysëm. Pikërisht për t’i dalë përpara kësaj situate krize financare në universitetet publike, Ministria e Arsimit dhe Sporteve me anë të një shkrese zyrtare që ka marrë një javë më parë, i ka urdhëruar të gjithë universitetet publike në vend që të pezullojnë konkurset e përzgjedhjes së pedagogëve të rinj.

Mësohet se këto konkurse, të cilat në disa departamente ishin zhvilluar, në disa të tjera ishin në proces do të mbyllen përkohësisht dhe dosjet do të hapen vetëm pas muajit janar 2013, ku të jetë përcaktuar edhe buxheti i ri për shkollat e larta publike. Vështirësia financiare në të cilën ndodhen në këtë moment universitete publike pranohet edhe nga vetë Ministria e Arsimit, të cilët na thonë se shumë shpejt do të zhvillojnë një takim me drejtursit e shkolave të larta për të gjetur një zgjidhje.

“Është e vërtetë që u kemi dërguar një shkresë universiteteve publike për pezullimin e konkurseve për pedagogë të rinj. Kjo pasi në kushtet kur universitetet publike nuk kanë para për të paguar as pagat e stafit që kanë aktualisht në punë, s’mund të ketë rekrutime të reja. Në këtë situatë ne menduam që nuk mund të procedohet me marrjen në punë të stafi të ri akademik, pa zgjidhur më parë çështjen e pagës së profesorëve që kanë aktualisht në punë. Shumë shpejt, ministria e Arsimit do të zhvillojë një takim me universitetet publike për të parë në ç’situatë gjenden ata dhe si do të veprohet me buxhetin pasi nuk ka kuptim që në përfundim të çdo viti kalendarik ata nuk kanë të garantuar fondin e pagave”, - na sqarojnë burimet pranë ministrisë së Arsimit. Ndërkohë që aktualisht fondi që qeveria i ka dhënë ministrisë së Arsimit është 38 miliardë lekë, ose 2.7 për qind të PBB-së, që është vlera më e ulët e buxhetit për arsimin në të gjithë rajonin.
 
600 mijë USD
Universitetit të Tiranës, pagat e një muaji i kushtojnë rreth 600 mijë dollarë. Ai ka rreth 700 pedagogë, me një pagë mesatare prej 65 mijë lekësh në muaj, ndërsa këtij numri i shtohet edhe personeli i administratës. Për këtë vit akademik UT kishte hapur konkurset për rreth 60 pedagogë të rinj
 
Problemet
Tirana kërkon të ardhurat dytësore

Nëse do të përdornin të ardhurat dytësore universitetet sdo të kishion probleme me pagat. Vetëm gjatë përiudhës 2006-2009, Ministria e Financave nuk i ka dhënë Universitetit të Tiranës pak më shumë se 1 miliardë lekë, ose 7 milionë euro, të cilat janë të ardhurat dytësore të universitetit, të grumbulluara nga tarifat studentore. Këto të ardhura nuk i janë kthyer kurrë Universitetit të Tiranës, por kanë shkuar në buxhetin e shtetit dhe janë përdorur për qëllimë të tjera
  
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë