Universitetet,si përcaktohen fituesit 
gjuha e huaj s'llogaritet te formula

Universitetet,si përcaktohen fituesit <br />gjuha e huaj s'llogaritet te formula
Notat e 4 provimeve dhe mesatarja do të përcaktojnë se cilët do të jenë kandidatët fitues në Universitet. Formula e miratuar nga Ministria e Arsimit përcakton si kriter edhe mesataren e 3 viteve të shkollës së mesme. Duke u bazuar te matura shtetërore e viteve të kaluara, një kandidatë i cili merr nota mbi 7.5 dhe ka mesatare mbi 8, atëherë llogaritet të ketë mbi 5200 pikë.

Formula për llogaritjen e pikëve është: s={[26 x M +20x (01+02)] x K +17 x(ZlxF1+Z2 x F2)}x5, ku M, Dl, D2, Zl dhe Z2 janë pikët mesatare, vlerësimet në lëndët e detyruara “Letërsi dhe gjuhë shqipe”, “Matematikë” dhe në ato me zgjedhje.

K, Fl dhe F2 janë koeficientët e shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara tashmë nga universitetet publike dhe gjenden në adresën e Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë menjëherë pas notave të provimeve të matematikës dhe provimeve me zgjedhje, Ministria e Arsimit do të publikojë formularin A2. Me formularin A2 do të zgjidhen degët që çdo kandidatë do të konkurojë në Universitet. Lidhur me aplikimet në Universitet, ekspertët e arsimit këshillojnë që të shikohet pikët e fituesit të fundit të viteve të kaluara. Nota e gjuhës së huaj, nuk merret parasysh për llogaritjen e pikëve
 
Provimet me zgjedhje
 Ndryshe nga provimet e detyruara, provimet me zgjedhje do të kenë vetëm 20 pyetje, ku 10 do të jenë me zhvillim dhe 10 pyetje do të jenë me alternativa. Provimet me zgjedhje do të zhvillohet në 19 qershor dhe maturantët do të kenë 3 orë në dispozicion për tu përgjigjur pyetjeve të dy provimeve. Provimet me zgjedhje do ti japin edhe kandidatët e viteve të kaluara që nuk u testuan apo ata të cilët rezultuan mbteës.

Për ata kandidatë që kanë marrë një notë kaluese gjatë viteve të kaluara nuk mund ti rijapin edhe kur kanë dhënë 3 provime me zgjedhje. Testi i provimeve me zgjedhje vlerësohet me 40 pikë dhe për të qënë kalues duhen 8 pikë.

Ministria e Arsimit në rregullore ka parashikuar se maturantët duhet të kenë kujdes me zbatimin e rregullave në të kundërt do të përjashtohen nga provimi. “Maturanti përjashtohet nga provimi kur ndryshon vendin që i është caktuar, kopjon, bën komente për përmbajtjen e testit, mban telefon ose mjete te tjera të komunikimit. Po kështu përjashtime ka edhe kur maturanti refuzon kontrollin nga administratorët në momentin e hyrjes në provim, përdor lapsa apo më shumë se një ngjyrë në provimin e testit, kur dëmton testin apo barkodin”, - thuhet në rregullore.
 

Ligji, Nga 2016-a, konkurs ose ese për të hyrë në Universitet
Ky është viti i fundit që maturantët do të pranohen në Universitet vetëm nëpërmjet maturës shtetërore. Ligji i ri për arsimin e lartë, i cili po diskutohet në Komisionet Parlamentare, i jep të drejtë universiteteve publike të përcaktojnë mënyrën e pranimit të kandidatëve. Aktualisht senati i Universitetit të Tiranës është duke diskutuar pranimin  studentëve nëpërmjet konkursit për çdo degë, ose me një ese të përgjithshme. Nuk është vendosur ende se cila mënyrë do të zgjidhet, por Ministria e Arsimit nuk do të përcaktojë më kriteret. Gjithashtu është menduar që provimet e maturës të zhvillohen dhe të jenë një ndër komponentët e pranimit të stduentëve në Universitet, por gjithsesi do të vendosin vet universitetet.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë