TIRANE- Universitetet publike kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit kërkesat për kuotat e pranimeve për vitin akademik 2015-2016. Kërkesat janë bërë duke u bazuar te kapacitet që ka çdo Universitet Publik, duke filluar nga ambjentet, auditoret, infrastruktura dhe trupa akademike. Për vitin akademik 2015-2016 universitetet kanë propozuar që kuotat të ulen për disa degë. Bëhet fjalë për degët në Universitetin e Tiranës dhe degët në universitetet e rretheve.