Universiteti i Mjekësisë pranon propozimet e Ministrisë së Arsimit: Studentët nuk penalizohen për mungesat në mësimin online! Minisezon pas sezonit të rregullt

Universiteti i Mjekësisë pranon propozimet e Ministrisë së Arsimit: Studentët nuk penalizohen për mungesat në mësimin online! Minisezon pas sezonit të rregullt

Universiteti i Mjekësisë

Pas propozimeve të Ministrisë së Arsimit, Universiteti i Mjeksise ka marrë vendim për provimet online dhe në auditor.

Sezoni do të zgjatet për 45 ditë ndërkohë që do të ketë dhe një minisezon përtej këtij sezoni.

Studentët nuk do të penalizohen për mungesat gjatë këtij sezoni. Një pjesë e provimeve do të kryhet  në auditore sipas rregullores antiCOVID.

Vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp ka bërë me dije se ka kontaktuar me Komitetin Teknik të Ekspertëve në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi.

Duke qenë se anëtarët e këtij Komiteti, iu përgjigjën pozitivisht kësaj kërkese dhe disa shqetësimeve lidhur me një proces kaq të rëndësishëm siç është përmbyllja e një semestri akademik, Kushi u bën thirrje të universiteteve që lëndët për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë, por me jo me më shumë se 15 nxënës. 

Vendimi i Universitetit të Mjekësisë:

1. Të miratojë zhvillimin e provimeve online dhe në auditore, sipas propozimeve te njësive kryesore të UMT.

2. Provimet online, si dhe provimet në auditor (në respektim të masave dhe protokolleve anti-COVID), do të zhvillohen në përputhje me rregulloren e provimeve të sezonit të dimrit, viti akademik 2020-2021.

3. Studentët të cilët për arsye subjektive apo objektive, nuk do munden të marrin pjesë në ketë sezon (në provimet online apo në auditor), do tu jepet mundësia e zhvillimit të një sezoni të ndërmjetëm, në varësi të përmirësimit të situatës së pandemisë;

4. Studentët të cilët për shkaqet e sipërcituara nuk kanë mundur të ndjekin leksionet apo seminaret online gjatë semestrit të pare nuk do të penalizohen për pjesëmarrje në provime, për këtë sezon

5. Kohëzgjatja e sezonit të jetë deri në 45 ditë, për të krijuar diferencën kohore ndërmjet provimeve, me qellim parandalimin e grumbullimeve në mjediset e UMT. Grafiku i sezonit të provimit dhe datat e provimeve të përcaktohen dhe publikohen nga Dekanatet e Fakulteteve në varësi të programit dhe vitit të studimit.

6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i përcillet për zbatim njësive kryesore te UM-së.

Lajm në përditësim...

 

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb