Turizmi është fusha kryesore drejt së cilës po drejtohen të gjitha investimet, për këtë arsye Universiteti i New York Tiranë ka vendosur thellimin e studimeve universitare në këtë fushë.
  
Në këtë kuadër Universiteti i New  York Tiranë zhvilloi një konferencë për shtyp në ambientet e korpusit universitar ku u arrit një marrëveshje bashkëpunimi midis dy universiteteve në fushën e turizmit.
 
I ftuar për të dhënë kontributin e tij ishte edhe Profesor Francois Vellas, Drejtori programit te turizmit ne Universitetin Toulusenë  Francë si dhe ekspert i shquar në  fushën e turizmit. Z. Francois Vellastha se turizmi është  një  faktor kyç për zhvillimin e një vendi dhe për të ecur sa më të sigurt në këtë fushë duhen profesionistë.

Universiteti Touluse është i specializuar në edukimin për turizmin internacional me diploma Bachelor dhe Master. “Bashkëpunimi me Universitetin e Neë York Tiranë do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe një risi edukimi per Shqipërinë”, u shpreh Profesor Vellas.”
 
Të  pranishëm në këtë konferencë për shtyp ishin edhe  z. Elias Foutsis, Presidenti Neë York College Educational Group,z. Nikos Mistriotis, Profesori shquar i turizmit  në Neë York College në Greqi, si dhe Drejtori i Univerisetit të Neë York Tiranë, z. Andrea Galatoulas.
 
Në fjalën e tij z. Elias Foutsis Presidenti Neë York College Educational Group u shpreh: “Jam shumë i privilegjuar që në Universitetin e Neë York Tiranë,falë bashkëpunimit me Profesor Vellas, do të hapet dega e re e studimit në industrinë e turizmit”.
 

“Me themelimin e studimeve në fushën e turizmit, Universiteti i Neë York Tiranë garanton nxjerrjen në treg të profesionistëve të specializuar në progamet  Bachelor dhe Master. Qëllimi ynë është të nisim sa më shpejt një degë të re studimi per turizmin”, thanë fjalën e tij Drejtori i këtij universiteti  z.Andreas Galatoulas.
 
Universiteti i NewYork Tiranë është themeluar në vitin 2002 dhe ka diplomuar nje sërë brezash studentësh të aftë  për t’u përballur me sukses me kërkesat e kompanive më të fuqishme në  tregun e punës.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)