Universiteti i Shkodrës hap dyert në 15 qershor, rektori: Dy orë provim, një orë dezinfektim (VIDEO)

Universiteti i Shkodrës do të hapë dyer për studentët në 15 qershor. Lajmin e bëri të ditur Rektori i  këtij universiteti, Adem Bekteshi në një deklaratë për mediat, i cili sqaroi se do të ketë disa faza. Ai tha se provimet për studentët do të zgjatin dy orë, ndërsa 1 orë do të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e ambientit.

Rektori Bekteshi i ka bërë thirrje studenteve për regjistrimin në provimet që duan të mbajnë në mënyrë që të mos humbin vitin.

"Senati akademik ka dalë me një vendim për gjithë aktivitetin akademik që nga 15 qershori deri në fund të tetorit. Kjo periudhë është ndarë në disa nënperiudha. Është vendosur që në 15 qershor në Universitetin e Shkodrës të fillojnë konsultimet e grupuara për lëndët të cilët studentët kanë paraqitur kërkesa. 15 qershor - 3 korrik është periudha e konsultimeve, ku çdo drejtor departamenti do hartojë orarin e hyrje daljes së studentëve bazuar në rregulloren. Në këtë periudhë do riorganizohen riprovimet për vitin e tret bachleor, studentët që janë stazhierë dhe ata që ndjekin vitin e fundit master. Nga 4 korrik deri në 23 korrik do jenë provimet e semestrit të dytë për studentët e vitit të tretë bachelor dhe studentët e vitit të fundit master.

Propozimet kanë ardhur nga departamentet, pra është organizuar një konsultim me gjithë departamentet nga rektorati megjithë dekanatet e fakulteteve, i kemi thënë të sjellin propozimet. Ne i kemi propozimet në letra. Kemi nxjerrë numrat e studentëve që do vijnë në auditor. Do merren masa për matjen e temperaturës dhe për pajisjen me maska. Ne e kemi përcaktuar dy orë do jetë zgjatja e provimit, një orë do kemi dezinfektim dhe ajrosje të ambientit",  u shpreh Bekteshi.

Shkodra është zonë e kuqe dhe transporti ndërqytetës është i bllokuar. Kjo gjë vështirëson praninë e studenteve në provime prandaj dekanatet kane pranuar te japin provimet edhe on line. Megjithatë janë dërguar listat e studenteve nga qytetet e tjera por edhe atyre nga Mali i Zi dhe Kosova Ministrisë së Brendshme në mënyrë që të mos ketë pengesa në udhëtimin e tyre drejt Shkodres .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit