Universiteti i Shkodrës dhuron 500 mijë lekë për të prekurit nga tërmeti/ VENDIMI

Universiteti i Shkodrës dhuron 500 mijë lekë për të prekurit nga tërmeti/ VENDIMI

Universiteti i Shkodrës

SHKODER- Universiteti i Shkodrës ka vendosur të dhurojë 500 000 lekë nga fondi i saj, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në vendimin e ditës së djeshme thuhet se kjo shumë parash do të kalojë në llogarinë e E-Albania, e vënë nga dispozicion nga qeveria për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti.

"Universiteti i Shkodrës, Luigj Gurakuqi vendosi për dhënie ndihme financiare nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, Bordi i Administrimit në mbledhjen e tij të datës 28.12.2019 vendosi:

Dhënien e ndihmës financiare në shumën 500 000 lekë, nga të ardhurat e Universitetit të Shkodrës, për lehtësimin e pasojave të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26.11.2019. Kjo shumë të kalojë në llogarinë e vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.

Ngarkohet administratori i USH-së për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë", thuhet në vendim.

Vendimi i plote

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës