UNMIK-u dorëzon shtabin në Mitrovicë

UNMIK-u dorëzon shtabin në Mitrovicë
Pas insistimit të vazhdueshëm të drejtuesve të Komunës së Mitrovicës, zyrtarët e UNMIK-ut kanë dorëzuar objektin e ish-Jugobankës, të cilën e kanë shfrytëzuar si seli të administratës së OKB-së në Mitrovicë që nga 1999-ta, thuhet në komunikatën për media nga Komuna e Mitrovicës. Në pranimin-dorëzim e këtij objekti,i cili gjendet në Mitrovicën jugore të banuar me shqiptarë, mori pjesë kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë, Robert E.Sorenson.

"Pas largimit të stafit të UNMIK-ut, të cilët do të vendosen në një objekt që kanë marrë me qira në një lokacion tjetër në jug të qytetit, me ndihmën e autoshkallës së Brigadës së Zjarrfikëve është hequr edhe mbishkrimi “Jugobanka”", tha Ahmet Jashari, shefi i Zyrës për Informim.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, tha se pas shumë pritjesh është realizuar kërkesa për lirimin e këtij objekti, që është shfrytëzuar nga UNMIK-u prej vitit 1999.

“Është një objekt shumë i mirë në qendër të qytetit, në të cilin vitet e fundit ka pasur një numër simbolik të punëtorëve të UNMIK-ut”.


Ndërsa, zëvendësshefi i UNMIK-ut në Kosovë, Robert E.Sorenson, tha se deri me tani nuk kanë mundur të dorëzojnë objektin për shkak se nuk kanë gjetur një objekt tjetër të përshtatshëm për t’u vendosur.
“Pasi kemi gjetur një objekt tjetër menjëherë këtë reaguar duke e dorëzuar selinë ku kemi qëndruar që shumë vite”, thuhet në komunikatë./rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën