Ura e Zëmblakut në Korçë, e cila u shemb në fillimi i muajti dhjetor ka dalë jashtë funksionit, për shkak të dëmtimit të rëndë që kanë pësuar këmbët e kësaj ure, si pasojë e prurjeve të shumta të lumit të devollit. Dalja jashtë funksionit e urës ka sjellë vështirësi në qarkullim të më shumë se 10 mijë banorëve të bashkisë Pustec dhe atyre të fushës së Maliqit.
Banorët janë të shqetësuar pasi e kanë të pamundur të kryejnë në kohë punët e stinëve në frutikulturë, në veçanti në plantacionet e mollëve. Sipas tyre në mungesë të urës janë të detyruar të marrin mjete me qira nga fshatra të tjerë pasi e kanë të pamundur kalimin me mjetet e tyre.
“Ne kemi probleme se kemi artat këndej dhe nuk kalojmë dot, nuk kalojmë dot as me karrocë, as me traktor. Difekti më i madh është për ne, po shkojmë të marrim mjete me qera nga fshati tjetër se nuk kalojmë dot tonat . Kemi shumë probleme, duhet të vërtitesh anë e mbanë ”, shprehen banorët e zonës.
Prefekti i qarkut të korçës, Dhori Spirollari ka siguruar banorët se shumë shpejt nga forcat e Sigurisë së Kosovës do të vendoset një urë bel e cila do të shërbejë provizorisht.
"Ura do të vendoset shumë shpejt, siç e shikoni mjetet po afrohen, ura po vjen, një pjesë është në Tiranë dhe një pjesë po vjen nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Kjo do të jetë një urë e përkohshme, por në të njëjtën kohë ka filluar edhe projekti nga ARRSH për ndërtimin e urës së përhershme”, shprehet Prefekti i qarkut Korçë, Dhori Spirollari.
Që nga dëmtimi i urës, kalimi i banorëve kryehet nga ura e Pojanit, por kjo urë duke mos patur kapacitetin e duhur mbajtës, i ka detyruar mjetet e tonazhit të rëndë të gjejnë një rrugë tjetër alternative shumë herë më të gjatë.
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO