FIER- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Fier, për të insepktuar përfundimin e punimeve të Urës së Darzezës.

Gjatë inspektimit Rama u takua edhe me kryeplakun e zonës, me të cilin shkëmbeu edhe batuta.

“Ky është kryeplak pasionant”, i tha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

“Krye je, por plak ende”, tha Rama.

Ura e Darzezës ka përfunduar me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, që do të jetë gati në më pak se 4 muaj, e cila lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht.