Shumë pranë godinës së bashkisë, në një shesh mes pallateve, në ujë e në baltë zhvillohet tregu ushqimor në bashkinë e Urës-Vajgurore. Prej vitesh ky institucion nuk ka arritur që të sigurojë një vend ku tregtarët të ushtrojnë aktivitetin e tyre, ndërkohë që qytetarët e frekuentojnë sepse produktet vijnë të freskëta dhe me çmime më të lira se në dyqane.
Problematika e mungesës së tregut të fruta-perimeve është e hershme në këtë qytet, ndërkohë që jashtë çdo lloj kushti higjieno sanitar tregtohen produktet e qumështit dhe peshkut. Me çadra dhe banaqe të improvizuara tregtarët ambulantë bëjnë sa munden, ndërkohë që pranojnë se kushtet e punës lënë shumë për të dëshiruar. Gjithçka tregtohet në shesh, në një rrugë krejtësisht të shkatërruar.Tregtarët dhe qytetarët ankohen mbi gjendjen e tregut, por ngrenë supet pasi askush nuk u ka ofruar alternativë tjetër.
"Tregu këtu nuk është në cilësinë e duhur, por si qendër, përsa i përket popullatës, këtu vjen dhe blen", u shpreh një tregtar. "Nuk janë por do rregullohen këto kushte, do i rregullojë kryetarja e Bashkisë.Gjërat i blejmë se janë të freskëta ndërsa në dyqane rrinë për shumë kohë", u shpreh një konsumatore.
Report Tv u interesua në Bashkinë e Urës Vajgurore, por kryetarja e kësaj bashkie nuk ndodhej në zyrë për të na dhënë përgjigje mbi këtë problematikë. Ura Vjagurore prej vitesh nuk ka një vend të saktë se ku të tregtohen produktet ushqimore, ndërkohë që në tregun e improvizuar mungojnë edhe kontrollet nga inspektorët e AKU-së, të cilët mbyllin sytë përballë faktit të tregtimit të produkteve të ndryshme ushqimore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.1%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 966
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fermerët e Beratit, Lushnjës dhe Fierit në protestë kundër Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimin që iu bë prodhimit nga fara e skaduar ‘Ozgan’
19 Tetor 2021, 12:26
-
Ura Vajgurore ‘pagëzohet’ me emrin historik Dimal, hap sezonin veror, Klosi: Qytet që do të transformohet, do ta çojmë aty ku ka vendin
15 Qershor 2021, 15:45
-
Gara për kreun e PD-së, Agron Shehaj nga Berati: Më 13 qershor demokratët do zgjedhin midis humbjes dhe fitores! PD-ja duhet të ndryshojë lidership (VIDEO)
1 Qershor 2021, 20:24
-
Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Berat, plagoset nipi i pronarit, sapo ishte kthyer nga Anglia (VIDEO)
21 Maj 2021, 20:51
-
Meta e dekreton, bashkia Ura Vajgurore do të quhet Dimal: Një emërtim i lashtë që i sjell identitet zonës
1 Prill 2021, 15:18
-
Sot Dita e Verës, mijëra qytetarë mbushin rrugët në Elbasan! Shqetësuese situata e respektimit të masave anti-COVID! Urojnë politikanët
14 Mars 2021, 07:45
-
Kryemadhi takim me banorët në Poliçan, Skrapar dhe në Urën Vajgurore, prezanton kandidatët për deputetë
13 Mars 2021, 10:22
-
Investimet në Berat, Rama dhe Klosi kryejnë inspektime: Qendër turizmi! U evituan përmbytjet! S'keni durim, ju prurjet e reja i doni menjëherë
23 Janar 2021, 12:29
-
Dimali, kryebashkiakja: Për ndryshimin e emrit të bashkisë presim votimin në Kuvend! Nisma u prit mirë nga shumica e banorëve! Zona tërheq turistë (VIDEO)
21 Dhjetor 2020, 18:58
-
Tregu i ndotur i ushqimeve në Vlorë, tregtarët: Kështu kemi punuar prej vitesh
15 Dhjetor 2020, 08:59
-
Fadromat e Bashkisë Dimal shkojnë për t’i shembur ndërtesën, tensione me IKMT-në dhe policinë, pronari: Kam certifikatë pronësie
25 Nëntor 2020, 16:22
-
Mbyllet procesi i Legalizimit në Urë-Vajgurore, Artan Lame shpërndan 140 leje legalizimi dhe 260 certifikata pronësie të tokave bujqësore
21 Shtator 2020, 22:06