Stuhia ‘Fiona’ godet Kanadanë, mijëra njerëz pa energji elektrike! Mobilizohet ushtria, autoritetet: Dëme që nuk janë parë kurrë më parë

Stuhia ‘Fiona’ godet Kanadanë, mijëra njerëz pa energji elektrike! Mobilizohet ushtria, autoritetet: Dëme që nuk janë parë kurrë më parë

Dëmet e uraganit 'Fiona', Kanada

KANADA- Ushtria kanadeze është mobilizuar pasi uragani "Fiona" la pa energji elektrike qindra, mijëra njerëz në Atlantikun e Kanadasë, ndërsa zyrtarët po përpiqen të vlerësojnë se deri ku janë shtrirë dëmet e shkaktuara.

Pasi u ngjit në veri nga Karaibet , "Fiona" doli në breg para agimit të shtunës si një ciklon posttropikal, duke goditur rajonet e Kanadasë të Nova Scotia, Prince Edward Island, Newfoundland dhe Quebec me erëra të forta, shira të dendur dhe dallgë të mëdha.

Ministrja e Mbrojtjes kanadeze Anita Anand tha se trupat kanadeze do të ndihmojnë në heqjen e pemëve të rëna në të gjithë Kanadanë lindore, do të rivendosin lidhjet e transportit dhe do të bëjnë gjithçka tjetër që kërkohet për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

Uragani “Fiona”  ka shkaktuar pesë viktima në Karaibe, ndërsa autoritetet kanadeze nuk raportojnë ende për viktima , ndërsa kanë qenë në kërkim të një gruaje të zhdukur në qytetin më të goditur të Channel-Port Aux Basques në bregun jugor të Neëfoundland.

"Ajo ka të ngjarë të dalë në det, por ne nuk kemi qenë në gjendje ta konfirmojmë këtë," tha Jolene Garland, një zëdhënëse e Policisë Mbretërore Kanadeze.

Ministri kanadez i Gatishmërisë Emergjente Bill Blair tha se dëmi i shkaktuar nga Fiona nuk ishte parë kurrë më parë dhe do të duhen muaj për të rindërtuar infrastrukturën e shkatërruar.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat

Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat