Urdhëri/ Infermierët, datat dhe çfarë përmban testi në muajin korrik

Urdhëri/ Infermierët, datat dhe çfarë përmban testi në muajin korrik

Infermierë

Qëndra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar datat se kur do zhvillohet provimi i shtetit për infermierët dhe se çfarë do të përmbajë ky testi.

“Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të infermierit ju bëjmë me dije sa më poshtë: - Provimi i shtetit për profesionin e rregulluar të infermierit do të zhvillohet brenda periudhës kohore nga java e parë deri në javën e tretë të muajit Korrik 2018. Provimi i shtetit do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, - thotë AKP.

Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: - letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë) për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal); - kopje të Kartë ID ose Pasaportë; - faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA në një bankë të nivelit të dytë/postë (sipas faturës për arkëtim të publikuar në faqen zyrtare të QSHA sipas herës së pjesëmarrjes);

“Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 min. para fillimit të provimit të shtetit, duke pasur parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimit gjatë zhvillimit të provimit, pasi kjo vlerësohet si kriter s ‘kualifikimi; 2. ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e provimit; 3. ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të provimit”, - thuhet në një njoftim për shtyp.

Tarifa

Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të infermierit, ju bëjmë me dije se: - Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është e pakthyeshme dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit. - Kandidatët lutemi të paraqiten VETËM në orarin e përcaktuar dhe publikuar në faqen ëeb të QSHA. Personi, që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ose kualifikime profesionale në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Vlerësimi

Nëse një kandidat nuk paraqitet në provim ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk vlerësohet si i kryer. Në këto raste kandidatit i mbahet tarifa e paguar. Tërheqja nga provimi i shtetit nuk mund të kryhet pas hyrjes në sallën e provimit. Për vlerësimin e profesionistëve do të përdoret ky shkallëzim. Kandidati vlerësohet me notën 10 nëse merr 95-100 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 9  nëse merr 85-94 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 8 nëse merr 75-84 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 7 nëse merr 65-74 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 6 nëse merr 55-64 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 5 nëse merr 50-54 pikë. Kandidati vlerësohet me notën 4 nëse merr më pak se 50 pikë. Provimi i shtetit cilësohet i kryer me sukses, nëse në provim kandidati është vlerësuar së paku me notën 5. Kandidati i vlerësuar me notën 4, përsërit provimin.

Pyetjet

Pyetjet synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës.  Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetëm një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pas dhënies së përgjigjes, në monitor shfaqet njoftimi “Zgjidhni pyetje tjetër!”. Në monitorin e kompjuterit shfaqet edhe koha e mbetur në dispozicion, deri në përfundimin e provimit. Koha e provimit përfundon kur në monitor shfaqet tabela përmbledhëse e dhënies së përgjigjeve e ballafaquar me përgjigjet e sakta, sasinë e pikëve si dhe përqindja e pikëve të grumbulluara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro