Ministria e Arsimit u përgjigjet maturantëve: Asnjë prej pyetjeve jashtë programit! Identifikimi i gjeneraliteteve, pasi vlerësimi bëhet me skaner

Ministria e Arsimit u përgjigjet maturantëve: Asnjë prej pyetjeve jashtë programit! Identifikimi i gjeneraliteteve, pasi vlerësimi bëhet me skaner

Ministria e Arsimit i është përgjigjur kërkesë së maturantëve në lidhje me 10 pikat që ato i dërguan më herët ditën e sotme dhe i lanë afat deri mbrëmjen e sotme. Qendra e Shërbimeve Arsimore është shprehur se është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë dhe të analizojë pretendimet  e ngritura nga maturantët, por nga ana tjetër garanton ata që hartuan tezat janë profesionalistë dhe specialistë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

Gjithashtu në përgjigjen e dhënë maturantëve, QSHA shprehet se asnjë prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë nuk është jashtë programit orientues.  Kjo ishte dhe një nga akuzat që maturantët kanë hedhur se testi nuk kishte lidhje me programin arsimor që kishin marrë.

 Në lidhje me identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant, QSHA sqaron se kjo është bërë për dy arsye:

●së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara (p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

●së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.

QSHA sqaron se mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Maturantët kanë hartuar një draft me 10 pika, ku argumentojnë se pyetjet ishin të hartuara në mënyrë të gabuar, ku më shumë i ngatërronte nxënësit se i testonte ato për njohuritë e marra. Sipas tyre, pyetjet ishin formuluar më tepër për t'i ngatërruar, që testonin njohuri shumë periferike dhe kishin karakter shumë të lartë filozofik.  

Përgjigja e plotë e QSHA për kërkesat e maturantëve

QSHA sqaron sa më poshtë:

QSHA është e gatshme të ngrejë, në çdo moment, grupe vlerësimi me mësues me përvojë nga gjimnazet e vendit, të cilët, së bashku me hartuesit e testit, do të analizojnë pretendimet e ngritura.

QSHA garanton profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e specialistëve kontribues në hartimin e testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilët mbështeten në eksperienca dhe metodologji shkencore të sprovuara ndër vite.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se ASNJË prej pyetjeve të testit të Gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është jashtë programit orientues. Ky program është hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP).

Për më tepër, në rast nevoje për informacione të tjera, referohuni në linkun e mëposhtëm:

Programi orientues i Maturës Shtetërore 2020 (prill 2020):

https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2020/04/Gjuhe-shqipe-dhe-letersi-2.pdf

Identifikimi i gjeneraliteteve për çdo maturant është bërë për dy arsye:

●së pari, procesi i korrigjimit është digjitalizuar, çka do të thotë se fletëpërgjigjja skanohet dhe, njëherazi, përgjigjet e dhëna vlerësohen nga sistemi kompjuterik dhe jo nga vlerësues fizikë. Kjo metodë përdoret në të gjithë provimet e standardizuara (p.sh. SAT, TOEFL, IELTS, etj.), ku testi gjithashtu është i personalizuar, dhe siguron besueshmëri dhe saktësi të procesit të korrigjimit.

●së dyti, QSHA ka krijuar mjedise provimi, duke përcaktuar numrin dhe renditjen e nxënësve nëpër klasa. Kjo ka shmangur vonesat në shpërndarjen e testeve, pasi secili nxënës ka marrë menjëherë në dorë testin e personalizuar, dhe ka bërë të mundur që provimi të fillojë njëkohësisht në të gjitha mjediset. Veç të tjerash, materialet e provimit janë hapur në klasë përpara nxënësve dhe kjo procedurë është ngritur për të garantuar transparencën e procesit.

Për sa i takon personalizimit të testeve, në të gjitha rastet, edhe nëse përdoren barkode, testet mund të jenë të identifikueshme lehtësisht nga QSHA. Institucioni e ndërton procedurën e vlerësimit të përgjigjeve të nxënësve dhe publikimin e rezultateve të tyre mbi protokolle sigurie tejet të larta, të cilat nuk cenojnë konfidencialitetin e të dhënave.

QSHA mbetet në dispozicion të çdo kërkese nga ana e maturantëve për të parë jo vetëm saktësinë e vlerësimit, por edhe ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave.

Provimet kombëtare, janë vlerësime të jashtme, që matin në mënyrë të standardizuar arritjet e nxënësve në përfundim të arsimit të mesëm të lartë, përkundrejt vlerësimit të brendshëm të shkollës. Si të tilla, ato priren të garantojnë një standard vlerësimi në nivel kombëtar.

QSHA garanton me përgjegjësi të plotë se, edhe në rastin e shkollave profesionale, testi është bazuar në programin orientues përkatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Ministria Arsimit: Problematikat e ngritura janë adresuar në QSHA, përgatituni për provimet e radhës (VIDEO)

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nina Guga i është adresuar me anë të një video-mesazhi maturantëve që ditët e fundit kanë protestuar mbi shqetësimet e ngritura në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore.

"Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet", shprehet Guga.

Për sa i përket "cut-off"-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

"Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet".

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

"Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë", tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t’u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 14/06/2020 20:43

    pytjet nuk i ban ministrja moj vera jan te tjer eksperta te lendes qe merren me prregatitjen nuk ka pse me e dhan dorheqjen per disa te pa afte

    Përgjigju
  • alb: 14/06/2020 19:04

    problemi nuk qendron ne veshtiresine e provimit ,por ne logjiken se si eshte formuluar ai....dhe logjika fatkeqesisht nuk ekziston

    Përgjigju
  • Ami: 14/06/2020 12:01

    Mesoni sa me shume se ne kohen e xhaxhit dridheshim kur kishim provimet e matures se ishin pyetjet shum me te veshtira se tani

    Përgjigju
  • vera: 14/06/2020 00:38

    JEP DOREHEQJEN E PAAFTE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën