Urdhri i fundit i Arta Markut për prokurorët: Arrestoni menjëherë këdo që ju ndërhyn në hetime, ruani nderin

Urdhri i fundit i Arta Markut për prokurorët: Arrestoni menjëherë këdo që ju ndërhyn në hetime, ruani nderin

Dy ditë para largimit nga detyra si kryeprokurore, Arta Marku ka firmosur udhëzimin e fundit për pavarësinë e prokurorëve nga ndërhyrja e politikës në mbylljen e dosjeve, raportin e tyre me drejtuesin e organit të akuzës si dhe mënyrën e informimit për dosjet. Udhëzimi është firmosur nga Arta Marku në datën 4 dhjetor 2019, ndërsa me 6 dhjetor i ka dorëzuar detyrën kryeprokurorit të sapozgjedhur Olsian Çela. Përmes këtij udhëzimi, prokurorët urdhërohen që të refuzojnë çdo ndërhyrje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës si dhe të arrestojnë në flagrancë presonin që ndërhyn, duke përfshirë këtu deputetë, përfaqësues të qeverisë, medias apo të çdo person tjetër.

 “Prokurori në çdo rast që evidenton ndërhyrje ose ushtrim i ndikimit të paligjshëm, të papërshtatshëm apo në kundërshtim me ligjin ndaj tij, nga brenda sistemit të prokurorisë, apo nga përfaqësues të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, medias apo të çdo personi tjetër juridik a fizik apo subjekt i procedimit penal, menjëherë refuzon çdo ndërhyrje ose ushtrim të ndikimit të paligjshëm, merr çdo masë për të qenë dhe të duket jashtë çdo ndikimi dhe ushtron funksionet në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Prokurori, në këtë raste, kur janë kushtet ose kriteret ligjore, sipas rastit, menjëherë paraqet kallëzim penal dhe/ose kryhet arrestimi në flagrancë i personit që ushtron ndikim të paligjshëm, dhe njofton pa vonesë drejtuesin e Prokurorisë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe/ose kryetarin e saj”, thuhet në udhëzim.

Udhëzimi parashikon gjithashtu që prokurorët duhet të ruajnë në çdo kohë nderin dhe dinjitetin e profesionin të tyre si dhe të sillen në mënyrë profesionale me drejtuesit e prokurorisë të të gjitha niveleve. “Respekti ndaj prokurorit më të lartë përbën një ndër normat kryesore etike, e cila lidhet me respektin ndaj ligjit dhe institucionit të prokurorisë. Prokurori duhet të respektojë etikën dhe ligjin gjatë komunikimit në marrëdhëniet me prokurorin më të lartë”, thuhet në udhëzim.

Sa i takon hetimeve, prokurorët, sipas udhëzimit të ish-kryeprokurores Arta Marku, kanë për detyrë që të informojnë drejtuesin e prokurorisë, sa herë që kërkohet prej këtij të fundit, lidhur me ecurinë e një hetimi të caktuar dhe me vendimmarrjen për një dosje, si dhe për raste të veçanta, për problemet që dalin gjatë hetimit. Prokurori gjithashtu njofton drejtuesin e prokurorisë në raste ku konstaton që ka konflikt interesi të tërthortë apo të drejtpërdrejtë në hetimin e një çështje.

( Kliko këtu ) Udhëzimi i plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesia: 09/12/2019 11:13

    Ehe per nderin e ke fjale qe nuk e pate kurre vete vegel e Edivin ...

    Përgjigju
    • Eri: 09/12/2019 14:50

      Si nukbju vjen turp disa te ardhur nga shpellat SE nga fshati jemi te gjithe,Arta Markun as e njoh fare,por nuk eshte nevoja ta njohesh SE e Mori detyren ne nje situate teper te rende politike,ku opozita dhuante me cizme,fishekzjarree gjithcfar metodash kunder nje gruaje me moral te larte,dhe qe vinte. GA te persekutuarit,Arta Marku Ka bere samundi por as he prekuror nuk munde te beje cfar duhet te beje sepse bie nje qeveridhe vjen nje tjeter,asnje nuk deshiron te bie hero per politike dhete ngelet me med kater rrugeve.puna e prekuroria eshte shume e veshtire Arta Marku kjo zonje grua duhet te kthehet aty GA erdhi sepse vetem me e nderuar dhe e respektuar do te ngelet.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë

'Radio France': Shqipëria, destinacioni turistik në trend dhe i lirë