Urdhri i Lleshajt/ Si do boshatisen ndërtesat e krimit nga sendet dhe njerëzit, evakuim me forcë nëse ka rezistencë

TIRANE-Ka hyrë në fuqi një udhëzim i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili parashikon boshatisjen e ndërtesave të njerëzve të krimit, të cilat janë objekt sekuestrimi. Udhëzimi është është hartuar në kuadër të aksionit të OFL-së, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik si dhe sanksionet ekonomike. Sipas këtij udhëzimi, ndërtesat e njerëzve të krimit do të boshatisen nga njerëzit dhe sendet. Policia do të evakuojë njerëzit dhe çdo send nga hotelet, restorantet, lokalet, magazinat, dhe çdo pasuri tjetër e pabujshme, për të cilën është vendosur masa e sekuestros nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas aktit normativ ati-krim. Ky udhëzim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtesat që funksionojnë për banim, ku në to jetojnë persona, të cilët nuk kanë mundësi tjetër strehimi.

Në rastet kur punonjësit e policisë hasin në rezistencë për të mos boshatisur ndërtesën e sekuestruar, ata plotësojnë procesverbal për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe zbatimin e urdhrit, sipas dispozitave të Kodit Penal. Në rast se në ndërtesën, objekt i masës së sekuestros, ndodhen fëmijë, persona me paaftësi mendore/fizike, gra shtatzëna apo persona në gjendje jo të mirë shëndetësore, zbatimi i urdhrit të evakuimit shtyhet dhe në çdo rast zbatohet pasi të jenë marrë masat paraprake të largimit vullnetar apo me asistencë mjekësore/sociale.

Punonjësit e policisë të ngarkuar për evakuimin e njerëzve dhe sendeve nga objekti, sipas udhëzimit, duhet të marrin udhëzimet përkatëse nga zëvendësdrejtori i OFL-së. Nëse ka informacione se pronarët apo përfaqësuesit e tij mund të tjetërsojnë, dëmtojnë apo largojnë nga ndërtesa sende e mallra që janë objekt i sekuestrimit së bashku me ndërtesën, OFL-ja merr masa për ruajtjen e ndërtesës në bashkëpunim me strukturat vendore të policisë, deri sa të kryhet operacioni. Operacioni i evakuimit, që nga momenti i fillimit e deri në përfundim, bëhet me regjistrim audiovizual. Kur ka rezistencë, parashikohet edhe përdorimi i forcës, por vetëm me urdhër të drejtuesit të operacionit, vetëm kur kjo është nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë