TIRANE - Në rast se një qytetarë do të zvarritet për të marrë shërbimet publike në institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë përfshi dhe vetë ministrinë, zyrtarët publik që duhet të ofrojnë këto shërbime do të largohen nga detyra.

Ishte ky urdhri i parë i ministrit të sapoemëruar në kryer të drejtësisë Ylli Manjani, i cili e sheh vetëm ministër të shërbimeve ligjore dhe kërkoi nga vartësit e tij të ofrojnë shërbimet në afatet ligjore.
 
 “Unë nuk jam Ministër i Drejtësisë në kuptimin që të jap drejtësi, por jam Ministër i shërbimeve ligjore. Nga kjo pikëpamje, shërbimi ligjor ndaj qytetarëve shqiptarë është detyra ime numër një. Cilido nëpunës i Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë është i detyruar që ta kryejë shërbimin brenda afatit. Në qoftë se për të marrë një kartelë të freskët afati është 48 orë, në sekondën e parë të orës së 49 nëse kapet shërbim i pakryer ai punonjës nuk është më. Nuk mund të mbajmë nëpunës publik që paguhen nga njërëzit dhe të mos shërbejnë në afat. Kam qenë dhe mbetem përkrahës i pikëpamjes së afateve. Djalli i korrupsionit fshihet tek detajet dhe detaji numër një është afati. Nëse nuk shërbehet në afat është e sigurt që ka korrupsion. Le ta fillojmë kështu dhe le ta mbajmë këtë ritëm”, - u shpreh Manjani

URDHRI I MANJANI
Urdhri

Për Ministrin e Drejtësisë vonesa në kryerjen e shërbimit nënkupton shkak të drejtëpërdrejtë për korrupsion.

“Unë do të doja shumë të raportoja para jush se si do të shërbejmë më mirë, por kjo është sot në programin shumë ambicioz të axhendën së qeverisë. Dixhitalizimi i shërbimeve është një program që do të marri kohë, por derisa të vijmë në standardin e shërbimeve dixhitale ku gjërat bëhën me një komandë kompjuteri, urdhëri im është që të shërbehet, asgjë tjetër, vetëm shërbim”, theksoi Manjani

Drejtuar qytetarëve të cilët bien pre e korrupsionit apo mos marrjes së një shërbimi Manjani prezantoi dhe adresën e tij të e-mailit duke sqaruar se do të merret personalisht me çdo ankesë, kjo permes portalit "Shkruaji ministrit".

“Dua të kuptoj se kush nuk shërben. Jo se nuk kam besim tek drejtuesit, të cilët janë njerëz të nderuar dhe të respektuar, por do t’i marrim gjërat sipas hierarkisë”, tha Manjani.

Në vijim të komunikimit të tij publik, Ministri Manjani ka apeluar edhe ndaj drejtuesve të institucioneve të varësisë së Ministrisë së Drejtësisë për më shumë vëmendje ndaj sigurisë, transparencës dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarit.

"Të nderuar drejtues të institucioneve, ju keni një detyrë të jashtëzakonshme, sepse jeni ju përgjegjësit e parë nëse vartësit tuaj nuk shërbejnë. Kur unë të jap llogari përpara qeverisë dhe më lart, kini parasysh që të gjithë ju duhet të keni dhënë llogari përpara. Ju lutem shumë merrni masat sepse shërbimi publik ka kosto, nuk lejohet të kesh arsye, ka vetëm shërbim”, u shpreh ministri.

ylli manjani

Ndërkohë i pyetur për afatet e refoemës në drejtësi Manjani tha se ai dhe qeveria janë të vendosur dhe një orë e më parë presin që jo vetëm reforma por dhe dekriminalizimi të mbyllet si proces.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)