Urdhri i ri : Jo më çekiçë e ndërtime në fundjavë në qytetet bregdetare! Nga qershori pezullohen dhe ndërtimet! Kumbaro: Pushuesi është prioritet

Urdhri i ri : Jo më çekiçë e  ndërtime në fundjavë në qytetet bregdetare! Nga qershori pezullohen dhe ndërtimet! Kumbaro: Pushuesi është prioritet

Takimi i Kumbaros me ndërtuesit e Himarës dhe Sarandës

Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro njoftoi se në qytetet turistike, gjatë fundjavës, investitorët duhet të ndërpresin punimet, në mënyrë që pushuesit të shijojnë bregdetin pa zhurma.

Në një takim me përfaqësues të bashkive të Sarandës e Himarës dhe subjektet ndërtuese që po zhvillojnë struktura hoteliere të turizmit elitar në këto qytete, ministrja kërkoi që gjatë sezonit punimet të reduktohen dhe kantieri të ketë estetikë edhe në harmoni me peizazhin e zonës.

“Nuk mundet që ndërsa një hotel është i tëri i rezervuar me pushues, në kantierin ngjitur të dëgjohet zhurma e betonierëve, vinçave, kamionëve e matrapikëve. Prioritet do të jenë pushuesit. Gjatë fundjavave, punimet nuk do të lejohen as jashtë e as brenda ndërtesave”, tha Kumbaro, duke njoftuar se nga muaji qershor punimet duhet të ndalen deri në fund të sezonit veror.

Katër muajt e parë të vitit 2024 kanë sjellë 2,3 milionë vizitorë të huaj, ose 38% më shumë se një vit më parë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 10/05/2024 17:04

    Qenkan bere nje tufe hajdutesh bashke ne kete tryeze. Fizikisht jane aty, por mendjen e kane si te vjedhin e te grabisin dhe kur te vije mbledhja e radhes, me shume se gjysma do jene ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!