Urdhri për vitin e ri shkollor 
mësimi nis më 11 shtato

Urdhri për vitin e ri shkollor <br />mësimi nis më 11 shtato
Viti i ri mësimor 2017- 2018 në mbarë vendin do të nisë më 11 shtator. Kjo është caktuar në urdhrin e ri për strukturën shkollore të firmosur nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe ai i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

E hëna e dytë e shtatorit shënon ditën e parë të shkollës për nxënësit e arsimit parauniversitar. Ndërsa viti shkollor është parashikuar të përfundojë më 7 qershor të 2018-s për 9- vjeçaren dhe një javë më vonë për ata në arsimin e mesëm. Datat e mësipërme nuk vlejnë për ata që përfundojnë vitin e ardhshëm ciklin e mesëm të ulët. Për shkak të përgatitjeve për provimet e maturës shtetërore, nxënësit e vitit të fundit e mbyllin vitin mësimor në fund të muajit maj.

PROVIMET
Muaji qershor është vënë në dispozicion për provimet e fundit të nxënësve që mbyllin arsimin bazë dhe ata të maturës shtetërore. Minimaturantët do të testohen në intervalin midis 11 dhe 30 qershorit, ndërsa për maturantët provimet nisin më herët e zgjasin deri në fund të muajit qershor. Për shkak të provimeve, maturantët do të mbyllin ciklin mësimor një javë përpara të tjerëve, më 31 maj, ndërsa një ditë më vonë hyjnë në periudhën e provimeve. Nxënësit e arsimit profesional kanë data të ndryshme për provimet. Niveli I dhe II do të testohen në periudhën nga 4-15 qershor, ndërsa niveli III nga 28 maji deri më 1 qershor të 2018-s. I gjithë muaji qershor do të jetë në dispozicion për maturantët e profesionales.

ARSIMI PROFESIONAL
11 shtatori është e vetmja datë e përbashkët me nxënësit e tjerë, ndërsa përfundimi i shkollës ndryshon në varësi të strukturës së profilit të arsimit që ndjekin nxënësit e profesionales. Kështu, nxënësit e klasave të dhjeta mbyllin vitin shkollor më 14 qershor, po ashtu edhe ata të klasave XII, të strukturës 2+2 dhe nxënësit e klasave XI e XII 4-vjeçare. Ndërkaq, maturantët dhe nxënësit e klasave XI e XII (struktura 2+2 dhe 2+1+1) e përfundojnë mësimin që më datën 31 maj. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati