Pasi mjeku i hapi kartelën për shtrim, krejt papritur Aleksandër Hoxha u largua në orën 10 të paradites, të datës 26 maj. Nuk dihet në çfarë rrethanash është larguar, pasi u ka shpëtuar nga sytë edhe familjarëve. Ai jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, duke u bërë i dhunshëm edhe për fqinjët. Një aksident që i ndodhi në Greqi vite më parë, e la me pasoja në kokë, ndërsa ra nga kati i 5-të i një pallati. Divorci me bashkëshorten dhe shkëputja e marrëdhënieve me fëmijët, që jetojnë me nënën e tyre në Greqi rëndoi edhe më shumë gjendjen psikologjike të Aleksandrit. Vëllai i tij Ferdinand Hoxha, nga ekrani i Report TV bën thirrje për ndihmë, në emisionin ’Pa Gjurmë’.
Sapo i plotësuam kartelën për shtrim në Spitalin Psikiatrik, ai gjeti momentin që doktorrit i erdhi një person tjetër dhe u largua me shpejtësi. Aleksandri jeton në Lushnjë dhe ka probleme. Kunati e solli në Tiranë për ta kuruar. Ai nuk e duronte dot spitalin. Ne donim ta nxirrnim sërish në komision, pasi gjendja e tij u rëndua dhe u bë I rrezikshëm. Aleksandri ka nevojë për kurime dhe medikamente, as kemp nuk merr më. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të dhunës, pasi kishte bërë sherr me një fqinj të tijin. Aleksandri ka pësuar një aksident, kur punonte në Greqi. Ai ra nga nja lartësi e madhe e një pallati dhe pësoi dëmtime. Nga gruaja është i divorcuar dhe nuk kontakte as me fëmijët që jetojnë me nënën. Kur erdhi në Shqipëri mbeti papunë. E kemi operuar në kokë pasi aksidenti e la me hematoma. Për humbjen e tij kemi bërë denoncimin në rajonin nr 4 në Tiranë.
Kush ka informacion për Aleksandër Hoxhën lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 dhe të enjten ora 16: 30
O.D./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Historia në Lushnje/ Në burg për përdhunimin e një vajze, fëmijët e 63 vjeçarit në 'Pa Gjurmë' kërkojnë drejtësi për të atin
12 Korrik, 17:28
-
Skandali tek Onkologjiku/ Koduzi në 'Repolitix': Shërbimi më i keqfinancuar! Gazetarja: Mjeku denoncoi rrezatimin e Kobalto Terapisë, u detyrua të linte punën
25 Qershor, 21:46
-
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 16:27
-
Ndodh e papritura në ‘Pa Gjurme’! Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur, i riu i suprizon live: Jam mirë
29 Maj, 18:10
-
Pas apelit në ‘Pa Gjurmë’, bebja 11 muajshe e braktisur strehohet në Shtëpinë e Foshnjes! Koçiu: E trazuar nga ngjarja! Denonconi çdo rast
10 Prill, 15:53
-
Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja
12 Janar, 16:52
-
Varrimi i 33 vjeçarit që u vra nga kunati se abuzoi seksualisht me vajzën e tij, mungon motra, gruaja e autorit! Nuk shkojnë as shokët e viktimës: Ndihemi të turpëruar
12 Janar, 16:14
-
29-vjeçari Angjelo Avdiu u gjet i varur në Greqi, i vëllai në ‘Pa Gjurmë’: E njoha vetëm nga çakmaku! Ja çfarë dyshon policia
27 Nëntor 2023, 16:15
-
Gjashtë muaj pas vdekjes së Brisilda Nexhipit, reagon nëna: Vajza nuk bëri aksident, dyshoj se trupi u fsheh në morg!
23 Nëntor 2023, 17:19
-
'Artemis mbahet peng!' Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë në 'Pa Gjurmë'! Letra anonime dhe dëshmitë e reja
1 Nëntor 2023, 18:57
-
Lidhet live nga burgu me ‘Pa Gjurmë’, 37-vjeçari Artur Çollaku kërkon të rilidhet me familjen: Prej 8 vitesh në izolim nuk kam takuar askënd
30 Tetor 2023, 17:10
-
Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh
27 Tetor 2023, 14:15