Urimet dhe dhuratat për ditëlindje, Pacolli falënderon veçanërisht Ramën: Vetëm mendja e tij mund ta bëjë këtë

Urimet dhe dhuratat për ditëlindje, Pacolli falënderon veçanërisht Ramën: Vetëm mendja e tij mund ta bëjë këtë

Ish-presidenti i Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka falënderuar të gjithë ata që e uruan për ditëlindje dhe që i bënë një dhuratë të veçantë. Mes falenderimeve Pacolli përmend edhe Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, që kreun e AKR-së e uroj me një status mjaft të gjatë.

"Shumë urime por edhe dhurata nga të gjitha anët! Asgjë nuk mund t’ju ​​shpërblejë për këtë, të dashur miq, përveç një FALEMINDERIT të sinqertë nga thellësia e zemrës. Faleminderit nga zemra për të gjithë ju, miqtë, familjen dhe bashkatdhetarët që më uroni ditëlindjen dhe nga ana tjetër vërej se dëshirat tuaja janë të sinqerta. Kjo thotë shumë për mua, të gjithë ju morët kohë nga jeta juaj për të më uruar një ditëlindje të lumtur, faleminderit!

Ndihem shumë i bekuar që jam afër jush. Dua të them një falënderim dhe vlerësim të veçantë për mikun tim të madh, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për dëshirën e tij të mirë dhe shumë të veçantë për ditëlindjen time...

Vetëm Edi me mendjen e tij fantastike dhe mund ta bëjë këtë! Falënderoj gjithashtu iniciatorin por edhe autorin Alket Halilin nga Saranda i cili për një kohë të gjatër realizoj bustin tim për këtë ditë. Një surprizë e dhuratë e mrekullueshme! Falënderim i posaçem për bashkëshortën time dhe fëmijët e mi që me uruan ne mënyrat e tyre speciale.

Falënderoj familjarët, motrat, vëllazerit, kusherinjët e tëre ata me të cilët ndaj jatën time. Faleminderit të gjithëve, edhe miqëve te mi nga e gjithë bota.. from the bottom of my heart thank you...

Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt në këto kohë të vështira që po kalojmë. Ne do të fitojmë luftën kundër pandemisë dhe do të kthehemi në jetën tonë të bukur. Sinqerisht dhe nga ❤️ B,"-shkruan Pacolli.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 30/08/2020 19:22

    Respekte per kwte burre te urte

    Përgjigju
    • Rei: 30/08/2020 21:57

      Populli do te kujtoje per te mire.Respekte zPacolli

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/  Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë

Spekulimet se po bëheshin gati për funeralin/ Buckingham Palace: Mbreti Charles do të kthehet së shpejti në detyrë