Në kohërat e Facebook e Twitter si mund të zjgedhim urimet më të preferuarai? Eshtë mirë që të mos tundohemi nga urimet 'all-inclusive', të njësuar për të gjithë dhe të zgjedhim disa rregulla të thjeshta për të urime të bukura. Ja disa sugjerime:

Letrat: ia vlen të zgjidhen kur bëhet fjalë për të afërm të moshuar që nuk janë të ambjentuar me teknologjinë. Por rmund të shkruani edhe një letër për personin tuaj më të dashur të zemrës. Do të jetë e vecantë sepse askush nuk shkruan më letra.

SMS: nëse jeni nën 20 vjec gjithcka ju lejohet, edhe mesazhet e shpërndara në grup për shokët tuaj të klasës. Por më të rriturit nuk duhet t'I përdorin pasi shpesh duken si urime të ftohta sidomos kur kuptohet se është dërguar i njëti tekst për të gjithë. Nëse nuk mund t'i shmangni ateherë shtoni disa ikona emocionesh dhe shumë urime për t'i bërë më të këndshme!

Facebook
: ky është patjetër një Vit i Ri alla Facebook, falë rritjes së vazhdueshme të përdoruesëve të këtij rrjeti social. Facebook mund të jetë një mjet I mirë për të dërguar urimet tuaja sidomos nëse keni shumë miq virtualë që jetojnë larg jush. Megjithatë është mirë që të përdorni mesazhet private dhe jo ato publike që vendosni në faqen tuaj. Sipas specialistëve nuk është mirë që të publikoni listën e dëshirave tuaja dhe aq më tepër fotot e dhuratave që keni marrë!

E-mail: zakoni për të dërguar një email të përgjithshëm urimi për miqtë apo klientët është një praktikë ekonomike dhe komode. Por duhet të sforcoheni pasi nuk duhen përdorur frazat standarte dhe nuk duhet të rëndohen urimet me imazhe festive apo muzikë. Më e mira është që ju të zgjidhni një foto origjinale duke e shoqëruar me një mendimin tuaj personal.

Twitter: nëse jeni I varuar nga rrjetet sociale, përse të mos e përdorni? Edhe në këtë rast duhen shmangur patjetër banalitett dhe frazat e gatshme. Keni 140 karaktere në dispozicion: përdorini për të shprehur një mendim original për festat. Do të bjerë në sy dhe do të vlerësohet nga të gjithë.

Telefoni: Një telefonatë disa ditë para festës është e nevojshme për miq që janë larg jush, por që I keni fort për zemër, sidomos nëse bëhet fjalër për njerëz që I njihni dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, apo për të afërmit tua. Do ta vlerësojnë urimin tuaj. Kushtojini kohën e duhur secilit prej tyre.

Sy më sy: Urimet më të mira janë ato që bëhen sy më sy, dhe këtu vlejnë edhe ato urime që bëhen në Skype.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 28 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com0