Deputetja e Partisë, Demokratike Jorida Tabaku nëpërmjet një video-mesazhi në facebook, ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2024. Teksa e cilësoi vitin që po lëmë pas si të vështirë për vendin, Tabaku tha se në vitin e ri duhet të kemi në mendje si të ndërtojmë një vend më të mirë për të ardhmen e shqiptarëve.
"Ndërsa jemi pranë orëve të fundit të ndërrimit të viteve, më kujtohet jo pak fëmijërinë time dhe se si kjo festë kthehej në një pikë të vogël shprrese në errësirën e madhe të vitit. Në një shpresë që lidh familje dhe krijon një komunitet që ashtu i fortë qëndron me shpirtin e mbushur me shpresë dhe me forcën se mund të ndryshojmë për mirë. Se e nesërmja do jetë ndryshe.
Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, teksa vendi jonë ndodhet në një kryqëzim të pakërkuar, teksa shpreson për ndryshimin edhe reformat e shumëkërkuara që në fakt do të ishin një riangazhim për vlerat tona demokratike. Ato vlera që nuk janë thjesht ideale politike; por janë themeli mbi të cilat ne mund të ngremë një të ardhme që realisht jehon ëndrrat dhe aspiratat e çdo shqiptari.
Ndërsa nisim këtë rrugëtim të ri në vitin 2024, na duhet të kemi në mendje se si mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë dhe të ndërtojmë Europën këtu se si mundet të ndryshojmë. Për një të ardhme të tillë ne patjetër duhet të bashkohemi rreth personave që mbartin mbi vete vlera. Rreth personave që mund të sjellin diçka tjetër të re. Ne duhet të shohim përpara dhe t’u ofrojmë shqiptarëve një të ardhme që nuk ka hijet e të shkuarës. Ne duhet të angazhohemi për të ofruar më të mirën. Të kalojmë edhe mbi veten tonë dhe të shohim çmund të bëjmë më mirë, më ndryshe"- u shpreh mes të tjerash, Tabaku.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
90.2%
-
Nuk kam mendim
4%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e dhunshme e PD/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Vendosmëria e opozitës nuk shuhet me gaz lotsjellës
11 Shkurt, 11:07
-
Fondi Social 2026 për shtresat vunerabël, 65 mijë përfitues! Fonde 12 bashkive, Rama: Vëmendje familjeve në nevojë! Gonzato: Të rishikohet legjislacioni
11 Shkurt, 10:52
-
‘Fondi Social 2026’, Gonzato: Shqipëria ka marrë 100 mln euro për të mbështetur zhvillimet e kapitalit njerëzor! Duhet harmonizim i legjislacionit me atë të BE
11 Shkurt, 10:38
-
‘E vetmja parti që ushtron dhunë’, Rama pas protestës së PD: Drejtësi për policët e plagosur, të ndëshkohen mbartësit e armëve vdekjeprurëse
11 Shkurt, 10:03
-
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë, nxënëset e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan përgatiten për Festivalin e parë të Shkencës
11 Shkurt, 08:35
-
Koçiu për dhunën ndaj efektivëve: Goditësit e policëve nuk janë protestues, por kriminelë të organizuar! Ishte tentativë vrasjeje, jo protestë
10 Shkurt, 22:31
-
16 efektivë të lënduar nga protesta e PD, ministrja Koçiu: Dhunë barbare, qëllimi i vetëm ishte goditja e punonjësve të policisë
10 Shkurt, 21:12
-
Sulmi ndaj policëve/ Koçiu pas protestës së PD: Kriminelë të organizuar, akt barbar! Braçe: Përpjekje për të vrarë shërbyesit e shtetit
10 Shkurt, 20:17
-
Gjithçka gati në shkollën e re 'Gjokë Doçi' në Mallakastër, Rama: Standarde bashkëkohore për 300 nxënës dhe mësues
10 Shkurt, 18:12
-
Vendimi 4 me 4 për Ballukun në Kushtetuese ka krijuar krizë shtetërore? Ngjela për Report TV: Rama mund të shpallë zgjedhje të reja!
10 Shkurt, 17:04
-
Imuniteti i Ballukut, Shoqëria Civile kërkesë Kuvendit: Askush mbi ligjin, mos zvarrisni kërkesën e SPAK!
10 Shkurt, 15:31
-
Prokurori i Hagës tha se Thaçi maskoi realitetin, Rama nxjerr pamjet nga seanca: Idiot ndërkombëtar (VIDEO)
10 Shkurt, 12:34