Usher dhe e dashura e tij Grace Miguel janë të lidhur që në vitin 2009 dhe tashmë ata duket se kanë vendosur që të finalizojnë dashurinë e tyre në martesë.

Lajmin e bën të ditur një burim anonim në Us Weekly, i cili tregon për çiftin që janë tepër të lumtur, por preferojnë që ta mbajnë ceremoninë e tyre private.

usher

Usher dhe Grace kanë mbërritur në Golden Globe Art Elysium Heaven Gala në Los Angelos të lumtur pranë njëri tjetrit dhe Grace mbante në gisht një unazë të madhe diamanti.

Romanca e tyre nisi menjëherë pas ndarjes së këngëtarit nga ish bashkëshortja Tameka Foster në vitin 2009.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)