/ATSH-E.Xhajanka/- Unioni SHKK mbetet institucioni mikrofinanciar që ofron ekskluzivisht sherbime financiare për zonen rurale duke i plotesuar më së miri nevojat e banorëve të kësaj zone.

Në këto 12 muaj të vitit 2014, shoqëritë kursim kredi kanë dhënë afro 6700 kredi të reja me një shumë totale mbi 2.1 miliardë lekë duke kontribuar dukshëm në zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve prodhuese në zonën rurale, si p.sh. në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, artizanatit, shërbime, turizëm etj.

Sipas burimeve nga USHKK-ja në fund të vitit 2014 institucioni nëpërmjet rrjetit të Shoqërive Kursim Kredi numëroi mbi 40,000 anëtarë të shpërndarë në 97 shoqeri kursim kredi, anetare të Unionit SHKK.

Viti 2014 mund të theksohet si një vit i suksesshëm për Unionin dhe SHKK-të anëtare. Grupi Union-SHKK ka konsoliduar pozicionin e vet nëtreg si lider i shërbimeve financiare nëzonën rurale, gjëe cila konfirmohet nga rezultatet sasiore dhe cilësore tëarritur në mbeshtetje te anëtarësisëbanorëtëzonave rurale.

Përkushtimi i të zgjedhurve mbi baza vullnetare e gershetuar suksesshem me përvojën e akumuluar për 23 vjet, mundesojnë që produktet e ofruara për anëtaret e SHKK-ve të jenë me koston më lirë dhe me kushtet më lehtësuese për popullatën rurale në vend.