Ushqime, pije dhe duhan/ INSTAT: Tregtia me pakicë shënon rritje

Ushqime, pije dhe duhan/ INSTAT: Tregtia me pakicë shënon rritje

Tregtia me pakicë ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas publikimit të INSTAT në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100,3 duke u rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues ka pësuar rritje me 0,1 %.

Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë

Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, indeksi i volumit të shitjeve ka pësuar një rritje prej 3,5 %, kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve, është rritur 3,2 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Indeksi i volumit të shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,8 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 2,3 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018.

Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë

 Ndryshimi vjetor i indeksit të volumit të shitjeve, në tregtinë me pakicë në tremujorin e parë 2019 është +3,2 %.

Grupet të cilat kanë ndikuar janë: “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” me +0,9 pikë përqindje, “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +1,6 pikë përqindje dhe “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +0,7 pikë përqindje.

Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht në tregtinë me pakicë

Në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve i përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, nuk ka pësuar ndryshim krahasuar me tremujorin e katërt 2018.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur me 0,7 % kundrejt tremujorit të mëparshëm. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara“, indeksi i volumit të shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur 2,5 % kundrejt tremujorit të katërt 2018.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar

VIDEO/ Momenti kur treni përplas zjarrfikësen në SHBA, 15 të lënduar