Ushqimet në Shqipëri më të shtrenjtat në Rajon, Eurostat: Të ardhurat për frymë, më të ulëtat

Ushqimet dhe pijet jo alkoolike në Shqipëri janë më të shtrenjtat në Rajon. Raporti i fundit i EUROSTAT thotë se ato janë sa 83.4% e mesatares së BE-së, duke u renditur më të lartat në rajon për vitin 2020. 

Jo vetëm për ushqimet por edhe për veshjet, këpucët, apo edhe çmimet e shërbimit të transportit dhe të komunikacionit janë më të lartat në rajon. Konkretisht sipas këtij raporti niveli i përgjithshëm i çmimeve në Shqipëri ishte sa 58% e mesatares së BE-së me 2020.

Ndërsa fqinjët përveç Serbisë që është në të njëjtin nivel me Shqipërinë, kanë çmime më të ulta, pasi ky tregues në Malin e Zi 57%, Bosnjë 55%, në Maqedoni është 50%, apo Rumani 38%.  Ndërsa sa i takon restoranteve dhe hoteleve vendi ka çmime më të larta se Turqia dhe Maqedonia e Veriut.

Por nga ana tjetër Shqipëria është klasifikuar nga Eurostat si vendi me të ardhurat për frymë më të ulëta në rajon të ndikuara edhe nga pandemia COVID-19. Të ardhurat për frymë vlerësohen sa 31% e mesatares së BE-së duke mos pësuar rritje.

Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat për frymë në 2020 ishin në vlerën e 4.459 eurove, me një rënie prej 323 euro krahasuar me 2019. Ndërkohë këtë vit pritet që të ardhurat për banor të arrijnë në 4.782 euro, e njëjta vlerë me vitin 2019.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 22/06/2021 19:48

    Ore ne rregull me konstatimin. Porse nuk besoj te kete pergjegjesi Luli, Meta apo qelbesira tjeter Berisha. Shifni ndonje qelbesire tjeter, Lali, Rama apo Doshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës