/ATSH-Gjergji Mima/ - Ushtarakë shqiptarë do të jenë pjesë e kontigjentit HRVCON-2 në Afganistan.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes së kontigjentit të dytë ushtarak HRVCON, i cili do të marrë pjesë në misionin Resolute Support në Afganistan.
Sipas burimeve nga ambasada shqiptare në Kroaci, në ceremoninë e organizuar në një qendër ushtarake pranë Zagrebit, morën pjesë edhe Presidentja kroate, Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Ambasadori i SHBA-së në Kroaci.
Presidentja Grabar-Kitarovic vlerësoi kontributin e forcave ushtarake kroate ne Afganistan, si në operacionin ISAF ashtu edhe në misionin aktual Resolute Support.
Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe folës të tjerë nënvizuan faktin se ky kontigjent është i veçantë edhe për faktin se në të ka ushtarakë nga të gjitha vendet e Kartës së Adriatikut, një dëshmi tjetër e kontributit të këtyre vendeve në drejtim të forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në Afganistan dhe më gjerë.
Ambasadori Melo pati një takim me ushtarakët shqiptarë që do të nisen në Afganistan dhe duke vlerësuar kontributin e tyre, u uroi suksese në mision e tyre të rëndësishëm, për të cilin ne ndjehemi krenarë.
/Shqiptarja.com