TIRANË - Grabitja me dhunë e banesës së të moshuarit Naim Çiça ngjarje e ndodhur më 31 mars të 2015, dyshohet se fshihet pas atentatit me tritol të 8 dhjetorit në Tiranë ndaj oficerit të policisë ushtarake, Elton Imeri.
Oficeri i plagosur 34-vjeçar tashmë ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha në Spitalin e Traumës. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" ka rrëfyer se ka dyshime të forta se atentati ndaj tij lidhet pikërisht me atë grabitje, ku vëllai i tij Ervis Imeri, ka qenë i përfshirë.
Këtij të fundit pak kohë më parë ju bë një atentat me tritol në makinë, por fatmirësisht ai nuk ishte shpërthue, pasi u pikas nga Ervis Imeri.
Eltoni, duke folur për këtë ngjarje pohon se vëllai i tij nuk ka qenë pjesmarrës në grabitjen të moshuarit në Tepelenë. Ai thekson se ka qenë një mik i vëllait që ka realizuar grabitjen me shokët e tij, ka marrë në telefon Ervis Imerin për t'i transportuar me makinë.
Sipas dëshmisë dhënë për mediat, Eltoni pretendon se vëllai i tij i ka larguar lëvizur grabitësit me makinën e tij ndërsa ka qenë nën kërcënimin e armës. Sipas pretendimeve të tij, Ervisi ka marrë kërcënime edhe gjatë kohës së qëndrimit në burg.
Ndaj Ervis Imerit, tregtar duroalmuni, me 12 korrik të këtij viti, ishte përgatitur një atentat po me eksploziv. Tregtari 31 vjeçar, zbuloi eksplozivin poshtë veturës së tij duke shmangur shpërthimin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com