Ushtria britanike ‘zbret’ në Kukës! Nis inspektimi në tunelet e nëndheshme të komunizmit

Tunelet nëntokësore të Kukësit së shpejti do të kthehen në atraksion turistik. Një grup specialistësh ushtarakë të xhenios britanike kanë kryer inspektime të tuneleve dhe do të bëjnë një studim të detajuar për ndërhyrjet e plota që do t’i vihet në dispozicion Bashkisë Kukës dhe donatorëve për investime. Blendi Gonxhja, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, tha se do të punohet në vijimësi me ekspertët e ushtrisë britanike për të përcaktuar shkallën e sigurisë.

Ndërsa, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith u shpreh se jemi të sigurt se tunelet nëntokësore në Kukës kanë një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit dhe njeherazi te ekonomise lokale.

Deklaratat u bënë gjatë një panairi të organizuar në qytetin e Kukësit nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ku tradita, kulinaria, atraksionet turistike promovohen në një tjeter mënyrë, përmes teknologjisë së informacionit. Në panair morën pjesë shkollat 9 vjeçare të bashkive Kukës, Has e Tropojë. Gonxhe, tha se projekte te tilla do të kene gjeresisht mbështetje edhe nga qeveria shqiptare kryesisht në drejtimin profesional.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Vijon ecuria pozitive e ekonomisë! Në 5 muaj buxhet u arkëtuan 287 mld lekë të ardhura, shpenzimet mbi 236 mld

Vijon ecuria pozitive e ekonomisë! Në 5 muaj buxhet u arkëtuan 287 mld lekë të ardhura, shpenzimet mbi 236 mld