Qysh prej tranzicionit të Shqipërisë drejt demokracisë rreth 20 vite më parë, pak a shumë të gjithë sektorët e qeverisjes janë bërë objekt i
zhbirimit mediatik, interesit publik, debateve parlamentare, parashtrimit të fakteve, prezantimit të analizave, spekulimeve, akuzave të qëna e të paqëna politike, pra ...me pak fjalë kanë qënë pjesë logjike e një debati deri diku normal për çdo vend që rreket të zhvillohet demokratikisht e të ecë përpara.
I vetmi përjashtim, për vite me rradhë, ka qënë ai i sektorit të sigurisë, e veçanërisht i forcave të armatosura. Për shkak të një konsensusi të gjithëpranuar mes forcave politike, dhe një interesi të dukshëm gjeo-politik për të qënë pjesë e NATO-s, për vite me rradhë sektori i mbrojtjes dukej se i kishte të gjitha “letrat në rregull”, gjeneronte vazhdimisht që farë konsensusi të heshtur, dhe qëndronte jashtë sferës së njollosjes që karakterizon përgjithësisht punët e shtetit në këtë vend. Rrjedhojë e kësaj mise-en-scène politike ka qënë edhe suksesi i vazhdueshëm i Ministrave të Mbrojtjes, të cilët për vite me rradhë punonin ‘rehat’ dhe korrnin frytet e suksesit nën petkun e magjishëm të “integrimit në NATO.”
Gjithë sa më lart ndryshoi me 15 Marsin e 2008-ës; ngjarja tragjike e Gërdecit nxorri në pah një realitet të hidhur të mungesës së kontrollit mbi strukturat e sigurisë, të cilat, të lëna me pak ose aspak supervizim civil, ishin përfshirë në një aferë abuzive e korruptive e cila rezultoi edhe në viktima. Dhe ndonëse integrimi në NATO u arrit pikërisht atë vit, ne si shoqëri besoj se kemi kuptuar se asnjë sektor i qeverisjes (aq më pak sektori i sigurisë, i cili teknikisht zotëron i vetëm edhe monopolin e forcës në shoqëri) nuk duhet të jetë off-limits nga vëmendja e mediave, opozitës, dhe publikut të gjerë.
Fatkeqësisht, atë që kupton shoqëria jo gjithmonë arrin ta kuptojë edhe qeveria, dhe historia duket se po përsëritet këtë rradhë me një skandal ndoshta edhe më të madh që përfshin përsëri Ministrinë e Mbrojtjes. Opozita, duke iu referuar qartazi dispozitave Kushtetuese mbi komisionet parlamentare, ka kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e Ministrisë së Mbrojtjes, ngritja e së cilit u refuzua prej mazhorancës duke pretenduar se objekti i hetimit duhet të rishikohet, një pretendim qesharak kur mendon se sa i gjerë duhet të jetë spe.
Reagimi i mazhorancës, e veçanërisht sjellja e përgjumur e përfaqësuesëve parlamentarë të saj, është tejet shqetësuese dhe tregues real i mungesës së përfaqësimit të denjë që shqiptarët kanë në Kuvend. Roli i parlamentit dhe i kontrollit supervizues që parlamentarët duhet të ushtrojnë mbi sektorin e sigurisë është një prej gurëve të themelit në marrëdhëniet mes publikut dhe forcave ushtarake, kjo sepse asgjë ushtri nuk mund të funksionojë e të jetë e suksesshme pa pasur mbështetjen e popullit të cilin ajo pretendon se mbron, dhe interesi i popullit në këtë rast përfaqësohet drejtpërsëdrejti prej parlamentit.
Ngjarje si ajo e Gërdecit duhet të jenë mjaftueshëm justifikim për të pranuar pa asnjë klauzolë faktin se, teksa parlamenti nuk duhet t’i tregojë ushtrisë se si të bëjë detyrën, ai duhet absolutisht të ketë aftësinë që të mbahet rregullisht i informuar mbi të gjitha veprimtaritë e forcave të armatosura, dhe të supervizojë çështje të ndjeshmërisë së lartë, si prokurimet e armatimit, buxhetimi dhe administrimi i fondeve, apo edhe përgjimet, si në rastin në fjalë. Strukturat ushtarake dhe ekzekutive sigurisht që do duhet të vazhdojnë funksionet e tyre të paracaktuara nga Kushtetuta dhe prioritetet që vendi ka si anëtar i NATO-s, por të dy duhet të jenë të vetëdijshme për faktin se Kuvendi i ka vëmendjen dhe sytë e përqëndruar mbi punën e tyre.
Pehlivanllëqet e ekzekutivit dhe mazhoranës për të evituar apo vonuar kontrollin parlamentar mbi Ministrinë e Mbrojtjes nuk bëjnë asgjë me tëpër se sa rrisin dyshimet mbi ‘pisllëqet’ që mund të zbulohen prej komisionit hetimor. Gjithashtu, justifikimet se kontrolli i parlamentit është problematik pasi publiku nuk mund të informohet mbi çështje specifike të karakterit sekret janë tërësisht pa sens, pasi vetë Aleanca e Atlantikut Verior ka theksuar se kontrolli civil mbi forcat e armatosura është një kërkesë e panegociueshme e çdo demokracie, dhe ky parim zbatohet rëndom në vendet e NATO-s. Ushtria jonë nuk mund të jetë edhe e NATO-s edhe e natës, të trumpetojë arritje ditën e të fshehë paudhësi nëpër errësirën e krijuar prej ‘sekretit ushtarak’ dhe ‘konfidencincialitetit’; kjo së pari për të përmbushur standartet demokratike të Aleancës, e së dyti dhe më e rëndësishmja, për të evituar ndonjë tjetër “aksident teknologjik” që merr jetë shqiptarësh.
marrë nga gazeta Shqiptarja.com, datë 10 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com