Ushtria i merr ISIS-it një qytet në qendër të vendit

/ATSH-AFP/ - Ushtria e presidentit sirian, Bachar al-Assad i ka marrë sot grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) një qytet në qendër të Sirisë, pas më shumë se 20 ditësh luftime, referuar mediave zyrtare dhe një OJQ-je.
"Ushtria në bashkëpunim me grupet e mbrojtjes popullore (milicinë proregjimit) ka marrë kontrollin e Mahinit dhe të provincës Hawarine në juglindje të provincës Homs (qendër)", njoftoi televizioni shtetëror, cituar nga një burim i brendshëm i ushtrisë.
"Ushtria i ka shkaktuar humbje të mëdha Daech-it (akronim në gjuhën arabe i emrit të ISIS-it), i cili kishte marrë kontrollin e qytetit Mahin që në fillim të muajit nëntor", shtoi televizioni.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) konfirmoi përparimin e ushtrisë siriane e mbështetur nga forcat e aviacionit rus, duke cituar dhjetëra të vdekur dhe të plagosur në radhët e xhihadistëve

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai