
Ushtria izraelite akuzon Hamasin se po përpiqet të ndalojë evakuimin e banorëve të Gazës. Jonathan Conricus, nënkolonek, u shpreh në një deklaratë se ushtria izraelite nuk do që civilët të preken nga lufta.
“Ata nuk janë armiku ynë, ne nuk po përpiqemi të vrasim apo plagosim asnjë civil që po luftojmë kundër Hamasit”, tha Conricus duke shtuar se kanë parë njerëz që kanë dëgjuar paralajmërimet e tyre dhe janë larguar.
Ai thotë se është “jashtëzakonisht e trishtueshme dhe shqetësuese” të shohësh Hamasin duke u përpjekur të ndalojë civilët palestinezë që të evakuojnë zonën. Sipas tij, qëllimi i ushtrisë është çmontimi i Hamasit, raporton CNN.
“Qëllimi ynë është shumë i qartë, faza e fundit e kësaj lufte është që ne do të çmontojmë Hamasin dhe aftësitë e tij ushtarake dhe do të ndryshojmë rrënjësisht situatën në mënyrë që Hamasi të mos ketë më kurrë aftësinë për të shkaktuar ndonjë dëm mbi civilët apo ushtarët izraelitë”, tha Conricus.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Skadon afati i evakuimeve nga veriu! Netanyahu: Lëvizja e radhës po vjen! Ushtria izraelite: Po përgatisim sulm ajror, tokësor e detar ndaj Hamasit











