Ushtria izraelite (IDF) me anë të një njoftimi të publikuar në platformën X thonë se ‘lidershipi i Hezbollahut është pothuajse plotësisht i shkatërruar’ pas një sulmi ajror në jug të Beirutit ditën e djeshme.
Ata pretendojnë se " terroristë të njohur, përfshirë këtu Ibrahim Aqil, u eliminuan gjatë sulmit".
Duke postuar një foto ku shfaqet Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në krye të rrjetit të komandës, IDF-ja deklaroi: "Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër çdo organizate terroriste që paraqet një kërcënim për qytetarët tanë në të gjitha frontet."
Lista e publikuar nga IDF e militantëve të vrarë të Hezbollahut përfshin Ahmed Wahbi, i identifikuar si kreu i njësisë së trajnimit të grupit dhe një ish-komandant i Forcës Radëan. Përveç tyre përmenden Samer Halawi, komandanti i rajonit bregdetar, dhe Abbas Muslimani, komandanti i rajonit të Qanës.
Gjithashtu u vranë Abdullah Hijazi, komandanti i rajonit Ramim Ridge, Muhammad Reda, komandanti i rajonit Khiam, Hassan Madi, komandanti i rajonit të Malit Dov, Hassan Abd al-Satar, shefi i operacioneve dhe Hussein Hadraj, shefi i shtabit të Hezbollahut.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmi izraelit në Bejrut! Hezbollah: Mes 16 ushtarakëve të vrarë 5 komandantë të lartë! 37 viktima në total, mes tyre 3 fëmijë! Khamenei: Izraeli kancer që duhet hequr









