Ushtria izraelite: Raketat iraniane goditën disa nga bazat tona ushtarake

Ushtria izraelite: Raketat iraniane goditën disa nga bazat tona ushtarake

Foto: Ushtarë izraelitë

Ushtria izraelite (IDF) ka raportuar se disa nga bazat e tyre ajrore ushtarake u goditën nga sulmi me raketa iraniane gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas IDF, si pasojë e sulmeve u dëmtuan ndërtesat e zyrave, por megjithatë asnjë avion nuk u dëmtua në sulm. Të gjitha goditjet e raketave në bazat ajrore izraelite konsiderohen "të paefektshme" , që do të thotë se nuk u shkaktuan dëme në operacionet e kryera.

Ndërkohë ushtria libaneze njoftoi sot se ushtarët izraelitë shkelën kufirin, duke hyrë 400 metra në territorin libanez përpara se të tërhiqeshin.

“Një forcë izraelite shkeli vijën blu për rreth 400 metra në territorin libanez në zonat e Khirbet Yaroun dhe Aadeyseh, më pas u tërhoq pas një kohe të shkurtër”, tha ushtria.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa, Netanyahu: Gabim i madh do të paguajë! Teherani: Nëse përgjigjeni bëjmë hi Tel Avivin! Izraeli shpall ‘person non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës