‘Ushtria kërcënon stabilitetin’/ Petro Koçi i përgjigjet zyrtarit serb: Kosova, e pavarur

‘Ushtria kërcënon stabilitetin’/ Petro Koçi i përgjigjet zyrtarit serb: Kosova, e pavarur

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi në Beograd

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM), që zhvillohet sot në Beograd, merr pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Sekretari i Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic deklaroi se Serbia nuk do të njohë Kosovën, ndërsa e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por zëvendësministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Petro Koçi ka reaguar menjëherë në fjalën e tij, duke deklaruar se: “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM.

Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit’.

Dy vendet janë përfshirë në muajt e fundit në një debat për rishikimin e kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit