Vijon situatë e tensionuar midis Kinës dhe Tajvanit. Tajvani zbuloi një rekord 153 avionësh ushtarakë kinezë aktivë rreth ishullit, në përfundim të stërvitjes të cilën Pekini e zhvilloi për ti dërguar një "paralajmërim të ashpër" udhëheqjes së Taipeit për ‘aktet separatiste të forcave të pavarësisë”.
Avionët u pikasën në harkun kohor të 24 orëve deri në orën 6 të mëngjesit me orën lokale, tha Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit në një deklaratë, duke theksuar se ky ishte numri më i lartë ndonjëherë për një ditë të vetme.
Pekini ka vendosur avionë luftarakë, dronë, anije luftarake dhe njësi të rojës bregdetare për të rrethuar provincën rebele, të cilën e quan tokë kineze.