Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha për vendosjen e ushtrisë për ruajtjen e perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, pas grabitjes së 10 milionë eurove, ku tha se nuk është cënuar në asnjë pikë kushtetuta. Ministrja tha se Presidenti nuk ka pse të njoftohet, pasi nuk bëhet fjalë për cënim të sigurisë kombëtare por për cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së veçantë, siç është aeroporti.
"Nuk ka debat kushtetutes, nuk po shkojmë në luftë. Nuk ka dislokim trupash ushtarake. Nuk kemi situatë të cënimit të sigurisë kombëtare ku do duhej të kishim marrë miratim të parlamentit (jo të presidentit), kemi vetëm cënim të sigurisë së një objekti të rëndësisë së parë, nuk kemi cënim të kushtetutës", tha ministrja sot në një deklaratë sot nga Aeroporti i Rinasit ku inspektoi trupat e policisë ushtarake që janë të vendosura në rrethimin e aeroportit dhe jo brenda tij.
Ministrja e Mbrojtjes, tha se Policia Ushtarake është e detyruar të marrë këto masa, pasi sipas ligjit, duhet të garantohen të gjitha objektet që janë në funksion të NATO-s.
"Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon komandës ajrore. Këtu ulen edhe avionë ushtarakë, kemi prezencë ushtarake edhe në Aviacionin Civil. Nuk po diskutojmë dislokim trupash, por marrje të masave të sigurisë të një infrastrukture ushtarake. Policia jonë ushtarake e ka për detyrë një gjë të tillë, me sinjalizim të komandave, jo me sinjalizim të ministrit, shtabit, apo aq më pak presidentit. Është ngjarje e përsëritur, që po hetohet. Deri në moscënimin e aeroportit ne do të jemi këtu. Ligji na detyron të garantojmë objektet që janë në funksion të NATO-s", - u shpreh ministrja, e cila nuk la pas edhe një mesazh politik për liderin demokrat Lulzim Basha.
"Lulzim Bashës nuk i mësojmë dot si të lexojë kushtetutën, nëse do e kishte lexuar si duhet nuk do e kishte djegur si kalli opozitën. Ka një ligj ka një marrëveshje me aeroportin e Rinasit për përdorim të përbashkët, për marrje masash për siguri të përbashkët. Gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake. Policia ushtarake do ruajë perimetrin e sigurisë së aeroportit, jo për të hyrë brenda, është praktikë që është ndjekur në vende të tjera", përfundoi ministrja.
Ministrja i referohet ligji nr. 8543, datë 4.11.1999 “Per ratifikimin e marrëveshjes për statusin e NATO-s dhe personelit te saj”, nenit 11 të tij ku thuhet: NATO-s i garantohet përdorimi i aeroporteve, rrugëve, hekurudhave dhe porteve pa paguar taksa ose detyrime që rrjedhin nga përdorimi i tyre. Megjithatë, NATO nuk do të kërkojë përjashtimin nga pagesat e arsyeshme për shërbime të veçanta, të kërkuara dhe që i janë bërë, por operacionet/lëvizja dhe aksesi nuk do të lejohet që të pengohen nga pagimi i këtyre shërbimeve.
VIDEO/Policia Ushtarake patrullon pranë Rinasit
Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të marrë në ruajtje perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit pas grabitjes së bujshme të rreth 10 milionë eurove në pistën e avionëve, solli reagimin e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit kërkoi sot informacion nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, se kush është baza ligjore të cilës i është referuar për të vendosur efektivët e Policisë Ushtarake dhe Batalionin e Forcave të Armatosura në perimetrin e sigurisë së aeroportin “Nënën Tereza”.
Ndërkohë dje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se prezenca e ushtrisë në aeroportin "Nënë Tereza" është në kundërshtim me ligjin dhe e konsideron si një grusht shteti.
Mbase rusokinezëria do ta dêshironte që aeroporti ynë të ishte han me 100 porta. Ushtria dhe vënçe!!!
PërgjigjuPo ngaqë nuk ka luftë, nuk e kuptoj ç'punë ka ushtria në aeroport. Policia mjafton ,nëse punon siç duhet.
PërgjigjuEra ngaqë Juna është vullnetare e unicefit ka shkuar shumë jashtë shqipërisë...psh burkina faso, ulan bator, kinshasa, nairobi, bregu i fildishtë dhe i është krijuar ideja që ushtria është normale në aeroport...por mjafton të dëgjosh ministren dhe e kupton në crrethana shkel ushtria aty...tung Era
Juna, fiks!
Era bej nje xhiro jasht bathores apo shqiperise e do shikosh qe ushtri ka ne cdo aeroport euriopian!
Ta thote daja ty e dashur Olta,ky president sharlatan qe kemi qe na ka ca menderen tash 29 vjet megjithe fallxhoren e tij,jane e zea dhe e keqja e ketij vendi,mos e degjoni po beni me te miren per kete vend,lereni ne delirin e madheshtise se tij bashke me mona botox.
PërgjigjuNuk e kuptoj se si ka mundesi qe nuk doli nje çift me i poshter se keta te dy..qe t'ia kaloje ne te gjitha aspektet ketyre t'dyve...po s'bien kollaj nga kali kto joo,per fat te keq
Ec perpara Z.Rama e mos ja fershelle fare po fare atij lesh presidenti qe eshte bere i neveritshem,me keq se Sali Krimineli
PërgjigjuPo moj olta ashjtu eshte nuk po shkoni ne lufte. po ku ishit deri tani, apo tani duhet propafanda p[er tu hedhe hi syve te njerezve. qe mnga Rama e deri tek i fundit, eprfshi edhe ty, jeni te gjithe idiote fuksnionale, trapa thene shqip
PërgjigjuPo Likja dhe Nishani mund te na thone se cfare bejne karabinieret ne aeroportet e Italise,apo trupat e ushtrise ne aeroportet e Belgjikes,Frances,Polonise,apo ne aeroportet dhe kufijte tokesore te Greqise.
PërgjigjuNe Itali i mblodh parlamenti dhe votoi disa ligje “apostafat” sui generis te cilat shkuan me pas ne senat e me pas te presidenti. Keshtu ne Itali. Ndersa per France, Belgjke, Poloni, Greqi kam informacione qe e kan bere si ne Shqiperi pra ne kundershtim me ligjet dhe kushtetuten. Degjoni KM se shume shpejte do tja shihni hajrin si ju qe keni ngelur aty ne Shqipëri ashtu edhe ne qe endemi rrugeve te botes. Servila!
Po presidenti degjon trute e keshilltarit ushtarak piro ahmetaj i cili vazhdon te qendroje ne detyre me dekret jashte ligjshem. Po presidenti nuk e njeh kete ligje
Bravo Olta. Qarte, prere e shkurt. Keshtu i do mushka drute. Rrumpallet anarki kerkojne por u ka hasur sharra ne gozhde sa here perpiqen per destabilizim. Keta jane direkt nxitesit e ketyre ngjarjeve.
PërgjigjuTë lumt z Xhaqka ! Deri sa Presidenti i vendit ka marrëzira rolin e opozitarit duke e anashkaluar detyrën që e ka, turp turp turp !
Përgjigju