SUDAN- Banka Botërore ka pezulluar ndihmën e saj për Sudanin pasi ushtria organizoi grusht shteti ndaj qeverisë civile. Kjo situatë shkaktoi protesta, ndërkohë që ditën e hënë u arrestuan edhe udhëheqësit politikë.
Sakaq edhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar veprimet e ushtrisë sudaneze duke ngrirë 700 milionë ndihmë për vendin. Gjithashtu, Bashkimi Afrikan (AU) gjithashtu ka pezulluar Sudanin nga blloku pasi ushtria mori pushtetin me forcë.
“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën në Sudan dhe kam frikë që grushti i shtetit mund të ndikojë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin social dhe ekonomik të vendit,”- tha Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass në një deklaratë.
Pas rreth 30 vitesh, Sudani mund të përfitonte 2 miliardë dollarë grante nga Banka Botërore për uljen e varfërisë dhe rimëkëmbjen ekonomike, pasi shleu borxhin që i kishte Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit (IDA).
Tre ditë pasi ushtria organizoi grusht shteti, protestat në Sudan vijojnë, ku 10 persona kanë mbetur të vrarë pasi ushtria hapi zjarr ndaj turmës. Kujtojmë që me rrëzimin e presidentit Omar al-Bashir në vitin 2019, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje, autoritetet ushtarake dhe civile kanë qeverisur së bashku.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.2%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 1119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dogana e Morinës me ‘pamje’ të re, rikonstruktohet me fondin 1 mln euro të Bankës Botërore (VIDEO)
6 Korrik, 14:17
-
BB: Reforma territoriale la fshatin pa shërbime dhe përkeqësoi cilësinë e tyre në qytet
15 Qershor, 10:44
-
BB: Ekonomia shqiptare trend në rritje
12 Qershor, 14:08
-
Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, 38 të vdekur dhe rreth 100 të zhdukur
11 Qershor, 09:39
-
Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?
18 Maj, 08:12
-
Përpjekjet e Iranit për të zgjeruar ndikimin në Afrikë
25 Prill, 08:16
-
Mete e Sejko në Uashington, FMN e BB vlerësojnë qëndrueshmërinë e Shqipërisë, mbështetje dhe financim për reformat
22 Prill, 09:33
-
Nënshkruhet marrëveshja/ Banka Botërore financon me 80 milionë dollarë projektin në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm
21 Prill, 10:22
-
Ervin Mete: Ekonomia e Shqipërisë e qëndrueshme, por e ndikuar nga rrethanat financiare globale
19 Prill, 21:59
-
Futbolli nuk njeh kufij! Në Sudan është vdekjeprurëse të godasësh topin, klubi më i madh zhvendoset në tjetër shtet
17 Prill, 17:37
-
BB: Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.3% këtë vit! Biznesi të heqë dorë nga modelet “demode`”
11 Prill, 16:57
-
Banka Botërore parasheh rritje ekonomike në Kosovë dhe në rajon
11 Prill, 15:13