Ushtria, Thaçi: Nuk jam tërhequr, u
kam dhënë kohë ndërkombëtarëve

Ushtria, Thaçi: Nuk jam tërhequr, u<br />kam dhënë kohë ndërkombëtarëve
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas përfshirjes së ndërkombëtarëve, ka kërkuar kohë për të bërë përpjekjen e fundit për t’i bindur edhe Listën Serbe dhe krijuar bashkërisht ushtrinë përmes ndryshimeve kushtetuese.
 
Thaçi ka thënë se iniciativa e tij është veprim i menduar mirë dhe ka ndodhur si rezultat i paaftësisë së institucioneve tona shtetërore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që gjatë tri viteve të kaluara të themelojmë Forcat e Armatosura të Kosovës, në përputhje me rekomandimet e dokumentit kryesor të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë (RSSS) të miratuar në mars 2014.
 
“Për më tepër, përfaqësuesit e Listës Serbe për gjashtë (6) muaj me radhë bojkotuan Kuvendin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke e bërë të pamundur që institucionet tona të sigurojnë përkrahjen dhe përfshirjen e tyre në ketë proces jetik për vendin tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
Ai u shpreh optimist, pasi që tash Lista Serbe ka vendosur t’i rikthehen punës në kuadër të institucioneve.
 
Thaçi ka thënë iniciativën ligjore për themelimin e ushtrisë së Kosovës e ka ndërmarrë jo vetëm për shkak se është obligim kushtetues dhe ligjor, jo vetëm se është e drejtë e jona thelbësore që të kemi ushtrinë tonë, e cila garanton mbrojtjen e sovranitetit tonë shtetëror, mirëpo edhe për shkak se konsideron se Kosova e ka të pamundur të realizoj qëllimin e vet për anëtarësim në NATO, pa themeluar ushtrinë e vet.
 
Presidenti Thaçi i ka dhënë edhe arsyet e tij, që e kanë bërë të kërkoj edhe pak kohë për t’i bindur Listën Serbe, duke treguar se çfarë ka ndodhur në ndërkohë.
 
“Që nga ndërmarrja e iniciativës ligjore e deri me sot kemi pasur një debat mjaft të dobishëm që ka ndodhur në nivele të ndryshme të shoqërisë tonë dhe dy kthesa apo zhvillime të rëndësishme të cilat mendoj se ofrojnë një perspektivë pozitive për përfundimin me sukses të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
 
Zhvillimi i parë pozitiv, sipas Thaçit, është fundi i bojkotit dhe rikthimi i Listës Serbe në institucionet shtetërore.
 
Ndërsa, zhvillimi i dytë pozitiv, Thaçi ka thënë se është gatishmëria e partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë që të përfshihen në mënyrë aktive për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, shkruan zeri.info.
 
Në rast të dështimit të përpjekjeve të ndërkombëtarëve, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili asaj i ndërron misionin nga civil në ushtarak, mund të vihet në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës pa ndjekur procedura të reja.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë