TIRANË, 5 Dhjetor/ATSH/.- Ky është rezultati i studimit të një universiteti në Rio De Janeiro, i cili është përdorur fillimisht për të testuar fleksibilitetin e atletëve. Por doktor Araujo, nga ky universitet shpjegon se këtë ushtrim e përdor edhe për pacientët e tij, për të parë se në ç'gjendje është fuqia e muskujve të tyre dhe a munden ata të mbajnë ekuilibrin. Mjeku shpjegon se këto ushtrime janë mjaft të thjeshta për tu aplikuar dhe ndihmojnë në përmirësimin dhe gjatësinë e jetës së njeriut. Në studimin e botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë, raportohet se testit iu nënshtruan 2002 të rritur të moshës 51 deri 80-vjeç. Ata që shënuan më pak se 8 pikë nga 10 maksimale kishin dy herë më shumë gjasa të vdisnin brenda 6 viteve të ardhshme./m.m/









