Ushtronte dhunë fizike, gruaja ndahet nga bashkëshorti

Ruzhdie dhe Jonuz janë prindër të 5 fëmijëve. Lirijes, Flamurit, Florës, Indritit dhe Festimit. Lirija është fëmija i parë i familjes, e cila u martua me Haki Shalën që në vitin 1980. Me fillimin e jetës në cift marrëdhëniet mes tyre nisën të ndryshonin aq sa Haiku nisi të ushtronte dhunë fizike ndaj së shoqes për shkak të xhelozisë.

Liria nuk ua rrëfeu kurrë prindërve hallin që kishte në familje. Cifti u bënë prindër të tre fëmijëve Anitës vajza e parë erdhi në jetë në vitin 1983, por edhe pas kësaj asgjë nuk ndryshoi në marrëdhënien mes tyre. Hakiu vijonte dhunën. Pas afro 4 vite martesë vjen në jetë djali, Saimiri.

Ishte viti i ndryshimeve të mëdha kur cifti nga kavaja vendosën të shpëtnguleshin në Shkallnur të Durrësit në vitin 1991. Një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tretë Manjola. Kur dhuna ishte e vazhdueshme ndërsa në jetë kishin ardhur tre fëmijët kryefamiljari krijon një lidhje paralele. Këtu përfundoi gjithcka Liria vendos të divorcohet dhe gjykata vendos që dy fëmijët e parë ti marrë bashkëshorti, ndërsa Manjola e vogël të jetojë me Lirien, nënën. Në këto kushte cifti nisi të jetonte secili jetën e vet. Hakiu rimartohet edhe ai dhe sjell në jetë edhe 4 fëmijë të tjerë.

Lirie Pjeci e zhdukur që në 1995

Fati kishte rezervuar të papritura për Lirien e cila pasi ndahet nga bashkëjetuesi i parë vendos të largohet drejt Korces së bashku me vajzën. Nis një tjetër bashkëjetesë me një tjetër person. Nga këtu nis edhe misteri i zhdukjes së saj. Ndërsa jetonte në Korce, Liries i vjen një telegram nga kunati i të vëllait, Flamurit.

Rifoni ia kishte dorëzuar këtë letër Liries, e cila 3 ditë më pas merr vajzën dhe e shpie tek prindërit në Shkallnur të Durrësit. U pohon se do të kthehej për 10 ditë për të marrë vajzën. Me ikjen e saj dhe me kokën pas, Liria nuk do u kthye më që prej vitit 1995. Prindërit e saj flasin me djalin Flamurin, dhe aty mësojnë se letra i ishte dërguar Liries nga i kunati i tij dhe se për largimin e saj kishin dijeni dy vëllezërit e bashkëshortes së Flamurit. Kunetërit e këtij të fundit e kërcënuan me jetë Flamurin, që të mos e zinte më me gojë ceshtjen e motres së tij.

Ndaj dyshimet e familjes mbesin pikërisht aty. Kohë më pas një fqinj u pohon se e kishte parë Lirien në Milano të Italisë dhe se pasi e kishte thërritur në emër ajo ishte larguar menjëherë. Që nga ky episod asgjë nuk u mësua kurër për fatin e Lirie Pjeçit, sot 54 vjeçe…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen