UT kundër draftit për reformën në
arsimin e lartë, drejt protestave
Pas disa javë debatesh me stafet akademike, Senati i Universitetit të Tiranës deklaron se drafti i propozuar nga qeveria për reformimin e sistemit të arsimit të lartë nuk përmbush kërkesat për një reformë të plotë në arsimin e lartë.
TIRANE- Pas disa javë debatesh me stafet akademike, Senati i Universitetit të Tiranës deklaron se drafti i propozuar nga qeveria për reformimin e sistemit të arsimit të lartë nuk përmbush kërkesat për një reformë të plotë në arsimin e lartë, ndërkohë që vlerëson nismën e qeverisë për një reformë të tillë dhe konsultimin me grupet e interesit.
“Mbështetur në qëndrimet e fakulteteve dhe strukturave studentore, Senati shprehet se, meqenëse drafti i propozuar nuk përmbush kërkesat për një reformë të plotë të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duhet që domosdoshmërisht të përfaqësojë propozimet e grupeve të interesit. Senati kërkon që e njëjta procedurë e ndjekur për raportin e parë të zbatohet për fazat e tjera, për raportin e dytë dhe pr/ligjin që do përgatitet, në mënyrë që strukturat e universiteteve të shprehin qëndrimet e tyre”, deklaroi rektori Dhori Kule.
Nga ana tjetër edhe studentët e UT-së janë kundër këtyre ndryshimeve dhe ligjit dhe për këtë arsye ata kanë deklaruar se do të nisin protestat nga java e ardhshme. Në një deklaratë ata i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të rikthejë propozimet e komisionit të reformës për arsimin e lartë, pasi raporti i parë cenon autonominë e universitetit dhe të drejtat e studentëve. Studentët janë shprehur se në protestat që do të nisin javën e ardhshme nëse nuk do të ketë një reagim, do të kenë edhe mbështetjen e profesorëve e drejtuesve të fakulteteve të ndryshme.
Raporti i parë i komisionit të reformës për arsimin e lartë, është pritur me kritika nga pothuajse të gjitha universitetet publike. Disa propozime të tij, si modeli i financimit, integrimi i bordeve me strukturat e universiteteve, apo mënyra e pranimit të të rinjve, si dhe rritja e tarifave të shkollimit kanë qenë disa nga pikat që nuk janë mirëpritur nga stafet drejtuesve të të 16 institucioneve publike të arsimit të lartë. Nga ana tjetër, javën e ardhshme Komisioni i Arsimit të Lartë pritet të bëjë publike detajet dhe ndryshimet e fundit në draft. Në muajin korrik raporti për reformën në arsimin e lartë do të kalojë për miratim në Parlament.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2898
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18