Myrto Uzuni ka bërë sot një paraqitje brilante me skuadrën e tij në Hungari Ferencvaros pasi fitorja me ‘dopietën’ e shqiptarit i ka dhënë edhe kreun e kampionatit. Ferencvaros shpërtalloi 4-0 Kisvardën, ndërsa kjo ishte ndeshja e katërt radhazi në të gjithë kompeticionet që Myrto Uzuni gjen rrugën e rrjetës.
Uzuni arriti kështu kuotën e 5 golave pas vetëm 11 ndeshjeve të luajtura në një sezon ku duket se mund të thyejë rekordet personale sa i përket shënimit të golave në kampionat. Ky është një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare pasi trajneri Reja e ka thirrur për dy ndeshjet e fundit eliminatore në Botëror.