Telenovela Myrto Uzuni te Granada është larg së përfunduari. Mediat më prestigjioze spanjolle kanë shkruar këtë të hënë se sulmuesi ka refuzuar sërish të stërvitet me skuadrën dhe nuk ka zbritur në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen me Levanten. Kjo është java e tretë që 29-vjeçari nuk përgatitet dhe sipas trajnerit kjo situatë ka nisur që pas Krishtlindjeve.
Mediat spanjolle thonë se kjo është një formë e shqiptarit për ti bërë presion klubit që ende nuk ka rinovuar dhe të pranojë ofertën amerikane për futbollistin. Klubi i Austin në MLS ka ofruar 10 milionë euro për kartonin e Uzunit dhe 1.5 milionë euro për vetë futbollistin, që është sa dyfishi i asaj që përfiton aktualisht te Granada.