TIRANE- Kujtim Çelaj, vëllai i super të kërkuarit Gëzim Çelaj ka pohuar se lënda narkotike dhe armët që janë sekuestruar në vilën luksoze në fshatin Fushë-Kuqe të Laçit, janë të babait të tij pensionist. Përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, Çelaj ka dashur të mbrohet duke mos pranuar implikimin e tij në trafikun e drogës dhe për pasojë ja ka kaluar autorësinë e krimit babait të tij pensionist Xhemal Çelaj. Veç këtij pretendimi, ai i ka treguar gjykatës se nuk dinte asnjë gjë për veprimtarinë e vëllait të tij, dhe nisur nga kjo situatë kërkoi që gjykata ta lironte.
Por ndryshe nga pretendimet e tij, prokurori i çështjes Anton Martini i tha gjykatës se i arrestuari Kujtim Çelaj, nga hetimet e kryera rezulton i përfshirë në trafikimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine në Shqipëri. Sipas prokurorit këtë veprimtari Çelaj e ka kryer në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, disa prej të cilëve janë arrestuar ndërsa ende nuk kanë rënë në prangat e policisë disa të tjerë. Nisur nga kjo situatë gjyqtari i çështjes Sandër Simoni, ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” për Kujtim Çelën.
Korrieri pranon krimin
Përpara gjykatës ka dalë dhe Reald Hysolli që u kap me 7 kile kokainë në tentativë për ta kaluar atë në Kosovë nga pika kufitare e Morinës. Hysolli, nga përgjimet e kryera evidentohet si korrier droge në shërbim të Gëzim Çelaj, i cili kundrejt pagesa pranonte të transportonte kokainën dhe heroinën brenda dhe jashtë vendit. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, Hysolli ka pohuar se në trafikimin e 7 kg kokainë ai ka qënë i vetëm dhe se nuk ka pasur bashkëpuntor.
Më tej ai ka shtuar se këtë veprim të kundraligjshëm e ka kryer për shkak të vështirësisë financiare. Për të nxjerrë ndonjë lek ai është interesuar për blerjen e drogës dhe shitjes e saj jashtë Shqipërisë. Hysolli ka përjashtuar super të kërkuarin Gëzim Çelaj nga kjo veprimtari kriminale dhe se ka marrë gjithçka përsipër. Pas dëgjimit të pretendimeve edhe të prokurorisë, gjykata ka vendosur të mbyllë në qeli Reald Hysollin.
Burg për Çelajn
Gjyqtari Sandër Simoni ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në burg” edhe për kapon e këtij grupi shtetasin Gëzim Çelaj. Masa ndaj këtij të fundit është bërë në mungesë dhe se menjëherë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës,pritet që Çelaj të shpallet në këorkim ndërkombëtar për akuzën e “Trafikut të Narkotikëve” në bashkëpunim, Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com