Vërmicë, qendër e përbashkët
policore Shqipëri-Kosovë

Vërmicë, qendër e përbashkët<br />policore Shqipëri-Kosovë
VËRMICË - Në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë sot filloi funksionimi i qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, respektivisht policive kufitare të dy vendeve, bëjnë të ditur mediat në Kosovë.
 
Fillimi i punës së kësaj qendre vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë ndërmjet MPB-ve të dy vendeve.
 
Kjo qendër do shërbejë si pikë ndërlidhëse me qëllim të ngritjes së nivelit të kontrollit kufitar dhe efikasitetit të punës dhe në funksion të parandalimit dhe luftimit të veprave penale të krimit ndërkufitar, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim dhe marrëdhënie me publikun të PK-së.
 
Qendra  për koordinim dhe bashkëpunim policor do të funksionojë 24 orë, 7 ditë në javë,  personeli do të punojë së bashku në një qendër, duke kryer detyrat në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar. Kjo është qendra e parë e këtij lloji në Kosovë.
 
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)