Ata nuk mund t'i blejnë pasi një pjesë kanë humbur ndihmën ekonomike ndërsa një pjesë e kanë të pamundur të shpenzojnë edhe për të blerë libra. Prindërit shprehen se kanë mjaft dëshirë që ti dërgojnë fëmijët në shkollë, por nuk kanë mundësi financiare që tu blejnë librat pasi janë të papunë dhe madje pa asistencë.
Prej disa ditësh përfaqësues të lëvizja rinore egjiptiane kanë vënë në dijeni Kryeministrin, ministren e arsimit dhe instancat përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje
Por mjaft e trishtueshme duket kjo ditë për fëmijët e komunitetit egjiptian të cilët nuk janë futur në mësim pasi nuk kanë libra dhe se u vjen zor nga shokët që janë me duar bosh.
Një pjesë edhe pse i janë bashkuar klasës nuk kanë asgjë mbi bankë. Ky komunitet kërkon që librat të shpërndahen falas pasi nuk kanë para ti blejnë e më pas të presin kompensimin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
